Aktualitet

Reshje shiu dhe dëbore, temperaturat ulen me 3 gradë, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë

F.I
Reshje shiu dhe dëbore, temperaturat ulen me 3 gradë, parashikimi i
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Moti sot do të jetë nën ndikimin e masave ajror të paqëndrueshme. Gjatë gjithë ditës do të ketë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në zonat skajin verior dhe Jugor të vendit. Temperaturat so të mbeten të ulëta. Ndërkohë do të rikthehen sërish ngricat në akset rrugore në të gjithë zonën malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie më të paktën 3 gradë në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 12°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB