TIRANË-Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij, Paqësori, janë dhunuar brutalisht nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në ambientet e një lokali në “Rrugën Bardhyl”, ku fillimisht, agresori është konfliktuar me babain e Genardit, i cili më pas ka telefonuar të birin për ndihmë.
Në momentin që ka mbërritur, edhe Genardi është sulmuar duke e goditur me grushte, në fytyrë dhe trup. Vetë Genardi ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me hundën e fashuar dhe me gjak në bluzë, duke konfirmuar ngjarjen dhe gjendjen e tij pas dhunës së ushtruar. Personat i janë drejtuar duke i thënë “pse bëni zhurmë në lokal?” dhe më pas i kanë rrahur.
“Jam të Trauma, u zumë sot. Na rrafi njëri na bëri peshk fare. Ishte i fortë i dheut. Si Muji dhe Halili, por fajin e kishte baba çik, se kishte fol, foli me zë të lartë. Por edhe ai e krujti vetë, i ra babës me grusht. Kur shkova unë me taksi, më ra dhe mua. Padi direkte në komisariat”,-tregon personazhi i njohur i rrjeteve sociale.
View this post on Instagram
Të dy të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Traumës, ku kanë marrë ndihmën mjekësore./ZËRI