Aktualitet

Rikthehen zjarret në vend! 16 vatra zjarri në 24 orë, 1 aktive

Po ashtu në monitorim mbetet edhe Parku Kombëtar i Lurës në Dibër.

F.I
Rikthehen zjarret në vend! 16 vatra zjarri në 24 orë, 1 aktive
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Gjatë orëve të fundit në Shqipëri janë evidentuar 16 vatra zjarri, nga të cilat dy raportohet të jenë aktive. Zjarri vijon në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, ku vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme. Po ashtu në monitorim mbetet edhe Parku Kombëtar i Lurës në Dibër.

NJOFTIMI:

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, 1 ndër të cilat mbetet aktive dhe 1 është nën monitorim

Vatra aktive:
- Në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.
- Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

Zjarre të shuar:
* Në malin e Allushit, Bulqizë
* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë
* Në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë
* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë
* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë
* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë
* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,
* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë
* Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,
* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë
* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq
* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

U bëjmë thirrje banorëve të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!

Poll

MOS HUMB