Aktualitet

Shpërthimi në garazhin e 'Visit të Garave’! PAMJET-Autori vendos tritolin i qetë, më pas futet në pyll pranë liqenit

Autori rezulton që ditën e ngjarjes është larguar jashtë territorit te Shqipërisë.

F.I
Shpërthimi në garazhin e 'Visit të Garave’!
Elvis Kosova dhe Klodian Steli

TIRANË-Klodian Steli është autori i shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më 23 korrik, ku një sasi tritoli shpërtheu në portën e garazhit të Elvis Kosovës. Policia ka publikuar pamjet e ngjarjes, ku kamerat e sigurisë kanë kapur 36-vjeçarin nga Fushë-Kruja teksa vendos lëndën plasëse në portën e biznesit, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara. 

Për të humbur gjurmët autori është futur në pyll pranë liqenit të Thate dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe me pas ka dalë në një rrugicë tjetër për t’u larguar. Më pas ai është larguar duke shkuar te automjeti që ka përdorur në krim dhe është larguar. Autori rezulton që ditën e ngjarjes është larguar jashtë territorit te Shqipërisë.

Para hetuesve, Elvis Kosova i njohur dhe si 'Visi i Garave' apo "Visi i makinave të shpejta", ka deklaruar se nuk ka asnjë problem me njeri dhe nuk dyshon te asnjë person. Kosova u vendos në pranga në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin:

K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB