SARANDË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në zonën e Qafë Gjashtës, në Sarandë, ku burime për policinë raportojnë se është rrëmbyer një person. Nga informacionet paraprake, personi i rrëmbyer është identifikuar si Fraçesko Mani 19-vjeç. Blutë e Sarandës bëjnë me dije se 19-vjeçari ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas. Dyshohet se rrëmbimi është motivuar nga larje hesapesh.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në lidhje me një njoftim të publikuar në media, se një shtetas është rrëmbyer në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:
Shtetasi i identifikuar me iniciale F. M, 19 vjeç, aktualisht ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe po jep deklaratën e tij lidhur me një mosmarrëveshje që ka pasur me një tjetër shtetas.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, si dhe për identifikimin e personave të përfshirë në të.
Françesko Mani rezulton një me precedent penale dhe emër i njohur për autoritetet. Mësohet se në 10.12.2022, 19-vjeçari ishte arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në aksin rrugor Sarandë-Lukove duke transportuar 3 emigrantë të paligjshem në automjetin tip 'Volksëagen' me targë AB787FP, dhe nga verifikimi rezultoi pa leje drejtimi për të drejtuar një automjet.
Dyshohet se shkaku i rrëmbimi lidhet me larje hesapesh. Forcat e shumta policore kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa janë identifikuar disa persona si të dyshuar për ngjarjen të cilët janë në kërkim nga autoritetet./ZËRI