Aktualitet

Rrëshqitja e dheut në Gramsh/ Gjendet i vdekur punëtori tjetër, shkon në 2 numri i viktimave

Viktimat janë identifikuar si Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia.

I.F
Rrëshqitja e dheut në Gramsh/ Gjendet i vdekur punëtori
Foto ilustruese

GRAMSH- Gjendet i pajetë punëtori tjetër që u zu nga rrëshqitja e dheut ditën e sotme në fsahtin Poroçan në Gramsh. Kjo është viktima e dytë që konfirmohet si pasojë e rrëshqitjes së dheut, pasi edhe një tjetër punëtor humbi jetën si pasojë e shembjes së kanalit pranë hidrocentralit. Viktimat janë identifikuar si Abas Basha 22 vjeç dhe Egzon Lleshi 32 vjeç, të cilët ndodheshin në punë në momentin kur ndodhi fatkeqësia.

Masivi i dheut dyshohet të ketë rrëshkitur aksidentalisht, duke i zënë poshtë dy të rinjtë. Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë.

Kujtojmë, se pak ditë më parë një rast tragjik i ngjashëm ndodhi në Klos, ku si pasojë e shembjes së masivit të kromit humbi jetën 29-vjeçari Ardit Beshiri. Pas një javë kërkimes, trupi i tij u gjet ditën e djeshme./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB