
ITALI- Mark Samson ishte aq i fiksuar pas Ilaria Sulës, deri në atë pikë sa vazhdoi t’i dërgonte mesazhe në rrjetet sociale njërit prej djemve me të cilët 22-vjeçarja po dilte, edhe pasi e kishte vrarë të renë shqiptare. E gjitha kishte një qëllim; të zbulonte se çfarë lloj marrëdhënieje kishin. Ai e ndryshoi disa herë dëshminë e tij kur është marrë në pyetje. Njëherë tha se telefonin Ilaria ia kishte hedhur në një kanal, pastaj tha se ia kishte dhënë të ëmës për ta fshehur. Si përfundim u gjet nën dyshekun e shtëpisë së tyre në Via Homs, në lagjen Africano.
Por e vërteta është kështu! Samsoni u tha hetuesve se e vrau Ilarian mëngjesin e 26 marsit, rreth orës 10:40, pasi lexoi mesazhet me përmbajtje "seksuale" që studentja nga Terni kishte shkëmbyer me një djalë që e kishte takuar në Tinder, një farë Alessandro. I riu, i marrë në pyetje nga hetuesit, pranoi se kishte parë përmbajtjen eksplicite të atyre bisedave të shkëmbyera me viktimën. Por shkoi edhe më tutje kur tregoi se pasi kishte vrarë Ilarian, nisi vetë që të fliste me djalin në fjalë për të kuptuar se çfarë marrëdhënie ka pasur ai me ish të dashurën e tij.
Më 25 mars, në mungesë të Ilarias, Samson u fut në shtëpinë e saj dhe u përpoq të marrë laptopin. Shoqet e të nderës e ndaluan, por ai arriti të fotografojë ekranin. Nga hetimet mësohet se qëllimi i këtij veprimi ishte të zbulonte me kë komunikonte ajo në rrjetet sociale. Fotoja kap një listë kontaktesh që më pas provokoi një përballje të ashpër, e pas kësaj dyshohet se Ilaria e zemëruar shkoi në shtëpinë e tij për ta përballur.
Sipas dëshmive të dy miqve të Samson, që pas ndarjes në fund të janarit, ai kishte nisur ta përndiqte Ilariën në mbrëmje, kur ajo dilte me shoqet. Më 25 mars, në orën 21:37, Ilaria blen një biletë autobusi për në shtëpinë e Samson, e që nuk u kthye më kurrë në banesën ku jetonte me shoqet e saj.
Mark Samson e vrau Ilaria Sulën duke e goditur 3 herë me thikë në fyt, mbrëmjen e 25 marsit, plagë që i shkaktuan vdekjen 22-vjeçares shqiptare në më pak se një minutë për shkak të humbjes së madhe të gjakut. 23-vjeçari mbylli derën e dhomës së tij të gjumit dhe deri pasditen e 26 Marsit e mbajti të fshehur trupin e studentes shqiptare, të cilën e kishte ftuar për të fjetur në shtëpinë e tij, edhe pse kishin një vit që ishin ndarë. Prej një jave e zhdukur, 22-vjeçarja Ilaria Sula u gjet e vrarë. Trupi i pajetë u gjet në një valixhe të hedhur në humnerë në një zonë të pyllëzuar në Poli./ZËRI