Aktualitet

Aksident në Lushnjë/ Makina përfundon mes trafikndarëses dhe shpërthen në flakë, 2 persona në gjendje të rëndë

Sipas asaj që bëhet me dije deri më tani, nga përplasja, 5 persona (A.Krasniqi, R.Krasniqi, A.Krasniqi, V.Krasniqi dhe B.Krasniqi) kanë mbetur të lënduar, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë.

k.m.
Aksident në Lushnjë/ Makina përfundon mes trafikndarëses dhe
Pamje nga përplasja

LUSHNJE- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në bypass-in "Pluk-Savër" në Lushnjë. Një automjet tip "Range Rover" është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, mjeti ka marrë flakë dhe dy personat e lënduar brenda tij janë transportuar menjëherë në spital.

Sipas asaj që bëhet me dije deri më tani, nga përplasja, 5 persona (A.Krasniqi, R.Krasniqi, A.Krasniqi, V.Krasniqi dhe B.Krasniqi) kanë mbetur të lënduar, prej të cilëve 2 janë në gjendje të rëndë. Por raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. 

Hetimet kanë nisur, por paraprakisht raportohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, për të përfunduar më pas në mes të trafikndarëses dhe që shpërtheu në flakë. Dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia tej normës së lejuar dhe lagështira në rrugë për shkak të shirave./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB