Aktualitet

"Etika" përjashton me 20 ditë Flamur Nokën dhe 10 ditë Elda Hotin, 'falen' Balla dhe Vokshi

Ndërkohë, deputetët Albana Vokshi dhe Taulant Balla nuk janë ndëshkuar me përjashtim.

zh.ll
"Etika" përjashton me 20 ditë Flamur Nokën dhe 10
foto ilustruese

TIRANË- Sekretariati i Etikës në Kuvend ka shqyrtuar kërkesat për masa ndëshkuese ndaj deputetëve, pas tensioneve të regjistruara në seancën e 2 prillit. Pas mbledhjes, është vendosur përjashtimi me 20 ditë i deputetit Flamur Noka dhe me 10 ditë i deputetes Elda Hoti. Ndërkohë, deputetët Albana Vokshi dhe Taulant Balla nuk janë ndëshkuar me përjashtim.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi përjashtimin Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Nokës dhe deputeteve demokrate, Albana Vokshit dhe Elda Hotit. Në seanën e 2 prillit, Hoti tentoi t’i hiqte kartën e deputetes nga pajisja për të ndërprerë fjalën e Bora Muzhaqit, ndërsa opozita bllokoi sallën. Ndërsa Noka, goditi me shishe uji kreun e grupit parlamentar socialist dhe kërcënoi Ballën.

Nga ana tjetër, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi përjashtimin e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për 60 ditë nga seancat plenare dhe komisionet. Në kërkesën e dorëzuar, demokratë argumentojnë se Balla ka përdorur gjuhë fyese ndaj deputetes Elda Hoti, në seancën e 2 prillit. Ata shtojnë se me të njëjtën sjellje, Balla i është drejtuar edhe deputetit Fatmir Mediu./ZËRI

Poll

MOS HUMB