TIRANË-Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës detyrim paraqitje. Në dalje nga SPAK, Kryemadhi duke kërcyer nuk ka kuryer as batutat me gazetarët. Duke dalë nga dera ku janë vendosur hekurat lëvizës, Kryemadhi tha se i kanë vendosur këto hekura që prokurorët të thonë kur dalin politikanët që andej, “ja i kemi vënë në hekura”.
“Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha ajo.
Ish-presidenti Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi janë marrë të pandehur nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara./ZËRI