DELVINË- E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn dhe ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shkruan se presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik.
“Presidenti Trump po nxit një epokë të re të rritjes së prodhimit energjetik amerikan, me investimet amerikane që forcojnë sigurinë energjetike globale. Duke theksuar rëndësinë e një mjedisi rregullator transparent për tërheqjen e investimeve ndërkombëtare, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ambasadori holandez Reinout Vos vizituan Fushën e Gazit në Delvinë javën e kaluar për të eksploruar mundësitë në sektorin energjetik të Shqipërisë”, thuhet në postimin e ambasadës.
/ZËRI