
TIRANË- Ka shkuar në tre numri i personave të plagosur me thikë, si pasojë e një konflikti mes adoleshentëve në ambientet e jashtme të gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz.
Policia e Tiranës njofton se 2 16-vjeçarë janë në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës, ndërsa një bashkëmoshatar u tyre ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Disa persona janë shoqëruar dhe po merren në pyetje lidhur me konfliktin. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.
Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.