Aktualitet

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 26-vjeçari në Durrës

Mësohet se 26-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

I.F
Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 26-vjeçari në
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS- Një sherr mes dy personave ka përfunduar me plagosjen e një të riu. Sipas Policisë, një 26-vjeçar është plagosur me thikë nga një 35-vjeçar. Mësohet se 26-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 35-vjeçari është shpallur në kërkim. Ndërkohë, Policia po punon për zbardhjen e rastit. 

"Rreth orës 14:00, shtetasi R. K., rreth 26 vjeç, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, i dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe me dëmtime fizike, si pasojë e një konflikti.

26-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 26-vjeçari është konfliktuar me shtetasin A. N., rreth 35 vjeç, i cili, gjatë konfliktit, i ka shkaktuar dëmtime fizike dhe e ka plagosur me mjet prerës në këmbë.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB