Aktualitet

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dërgohet me urgjencë në Tiranë, 2 persona në kërkim

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka marrë ndihmën e parë në Spitali i Burrelit dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.

zh.ll

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dërgohet

BURREL- Një konflikt është regjistruar në një lokal në Burrel, ku për pasojë një 34-vjeçar ka mbetur i lënduar. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri ka marrë ndihmën e parë në Spitali i Burrelit dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranë për trajtim më të specializuar mjekësor.

Ndërkohë, lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dy persona, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç;  E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës,  pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre", thuhet në njoftimin e policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB