TIRANË- Janë publikuar pamjet nga momenti i vrasjes së 31-vjeçarit, Egli Pashollari, në Tiranë. Ky është momenti kur i shpalluri në kërkim, Gazment Bucpapaj, qëllon me thikë 31-vjecarin në rrugën “Kongresi i Lushnjës” pranë zonës së njohur si ish-Parku.
Siç shihet edhe në videon e mëposhtme të siguruar nga ZËRI, i riu është sulmuar menjëherë sapo ka dalë nga makina e tij, tip "BMë" e bardhë, ndërsa pjesë e përleshjes është edhe gruaja e autorit. Përleshja mes tyre ka vijuar për disa minuta, teksa në video shihet se një person tjetër tenton të ndaj Egli Pashollarin dhe Gazment Bucpapën.
Pavarësisht përpjekjeve të kalimtarëve, tragjedia nuk është shmangur. Disa prej tyre e kanë ndihmuar edhe për ta transportuar në spital, por Egli Pashollari nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës.
Visualizza questo post su Instagram
Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e 20 shkurtit, rreth orës 15:40. I riu Egli Pashollari, një nga njerëzit e afërt të Emiljano Shullazit, u qëllua me thikë pas shpine dhe fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës për në spital. Pashollari u sulmua nga tre persona, dy djem dhe një vajzë me origjinë nga Tropoja, menjëherë pasi kishte dalë nga automjeti i tij. Personi që dyshohet se e goditi me thikë në kurriz është Gazment Buçpapaj, i cili është shpallur në kërkim. Ai ishte prezent bashkë me gruan dhe një person tjetër, kur ndodhi ngjarja. Pasi qëlluan të riun, Buçpapaj dhe 2 personat e tjerë u larguan me makinë nga vendngjarja. Më pas për të mos rënë në prangat e policisë Buçpapaj ndërroi makinën dhe hipi në një taksi, duke u arratisur. Ai aktalisht është shpallur në kërkim./ZËRI