TIRANË-Kreyebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dorëzuar një rekurs në Gjykata e Lartë e Shqipërisë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, 'arrest me burg'.
Veliaj kërkon që masa e arrestit në burg të zëvendësohet me një masë më të butë, si garanci pasurore ose detyrimi për t’u paraqitur periodikisht pranë autoriteteve gjyqësore. Rekursi pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, e cila do të vendosë nëse do të pranojë kërkesën e mbrojtjes për lehtësimin e masës së sigurisë.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe të pandehurve të tjerë.
Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI