Aktualitet

Shfaqen vatrat e zjarrit/ Situatë alarmante në Poliçan, rrezikohen banesat

Flakët të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në drejtim të Uzinës së Poliçanit, në zonën C.

zh.ll
Shfaqen vatrat e zjarrit/ Situatë alarmante në Poliçan,
Zjarri në Poliçan

POLIÇAN- Situata me flakët në Poliçan duket alarmante, pasi përgjatë orëve të mbrëmjes së sotme një zjarr masvi ka përfshrië një truall. Flakët të favorizuara nga era, po përhapen me shpejtësi në drejtim të Uzinës së Poliçanit, në zonën C. Këtu situata paraqitet edhe më problematike, pasi aty ndodhen magazinat me lëndë plasëse. Banorët dhe autoritetet ndodhen në panik, ndërsa në terren ndodhen dhjetëra zjarrfikës, ushtria si dhe një helikopter i Bazës së Kuçovës të cilët po punojnë për marrje në kontroll të kësaj situate dhe neutralizimin e flakëve. I pranishëm në vendin e ngjarjes është edhe kryetari i Bashkisë, Adriatik Zotka, i cili ka bërë thirrje për ndihmë, pasi shpërthimi i magazinave do të rezulton fatal për lagjen Kalluç, e cila ndodhet 200 m larg.

Ndërkohë, një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme edhe në fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarës. Falkët masive të cilat janë përhapur me shpejtësi përbëjnë rrezik për shtëpitë e banuara. Flakët rrezikojnë edhe ullishtet që rrethojnë varrezat e fshatit Dhërmi. Zjarri ka djegur gjithçka përreth tij, bimësi, shkurre e pemë, teksa janë njoftuar edhe autoritetet vendore dhe zjarrfikësja për ndërhyrje./ZËRI

Poll

MOS HUMB