Aktualitet

VIDEO-LAJM/ Fushata e Vullnet Sinajt për pak kthehet në tragjedi

Vullnet Sinaj kishte menduar të përgatiste edhe një shfaqje me parashutë, ku një djalë i ri do të fluturonte mbi turmën e njerëzve në momentin e fjalimit të deputetit.

k.m.

VIDEO-LAJM/ Fushata e Vullnet Sinajt për pak kthehet në tragjedi
Vullnet Sinaj

HIMARË- Dy ditë më parë, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj organizoi një miting me qytetarët e Himarës, të cilëve u kërkoi votën për një mandat tjetër në Kuvendin e Shqipërisë. Por prezantimi i tij nuk shkoi mirë! Sinaj kishte menduar të përgatiste edhe një shfaqje me parashutë, ku një djalë i ri do të fluturonte mbi turmën e njerëzve në momentin e fjalimit të deputetit. Personi është Xhonatan Ismali, një nga parashutistët më të njohur në vendin tonë, por edhe pse me eksperiencë, diçka shkoi keq. Rrëzimi i tij shkaktoi një moment tensioni, por ndihma e shpejtë e ekipit të emergjencës bëri që Xhonatani të shpëtonte pa dëmtime serioze. Këtë e ka konfirmuar vetë e dashura e tij, moderatorja Roza Lati.

“Është çdo gjë ok. Shëndoshë e mirë. Pa panik. Nuk vritet shqiponja kollaj. Shqiponja është mbreti i qiellit. S’ka më të fortë.”

VIDEO-LAJM/ Fushata e Vullnet Sinajt për pak kthehet në tragjedi
Reagimi

Kështu, përpjekja e Vullnet Sinajt për të tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me balonën që mbante të shkruar emrin e tij, për pak sa nuk përfundoi në tragjedi, pasi parashutisti humbi kontrollin dhe u përplas në tokë.

PAMJE NGA INCIDENTI: 

Në rrjet, janë shpërndarë pamjet nga përplasja me tokën në zonën e Potamit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur ‘Potam’, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën,”- thuhet në njoftimin zyrtar.

Policia ka reaguar ndaj ngjarjes, duke proceduar penalisht parashutistin për uljen e rrezikshme dhe të papërgjegjshme në një zonë publike./ZËRI

Poll

MOS HUMB