Aktualitet

Shiti 2 herë një apartament në Tiranë, kapet noterja, nis procedim penal

Demollari ishte shpallur në kërkim në Korrik 2025, pasi rezulton se ka shitur një apartament dy herë.

k.m.
Shiti 2 herë një apartament në Tiranë, kapet noterja, nis
Foto ilustruese

TIRANË- Majlinda Demollari, një notere që ofronte shërbim në Tiranë, është kapur nga Policia e Shtetit. Demollari ishte shpallur në kërkim në Korrik 2025, pasi rezulton se ka shitur një apartament dy herë. Për veprën penale "shpërdorim detyre", 57-vjeçarja po procedohet në gjendje të lirë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapën shtetasen e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Apartamentet”, M. D., 57 vjeçe, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën si notere, ka përpiluar 2 kontrata shitjeje për të njëjtin apartament. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, për 57-vjeçaren nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës.

Për të njëjtin rast, janë vendosur në pranga edhe Marjo Qose dhe Nani Kolovani. Në rastin e parë Marjo Qose, 31 vjeç i mori një shtetasi, 75 000 euro, duke e mashtruar se do t’i blinte një apartament në kryeqytet. Në rastin e dytë 48-vjeçari, Nani Kolovani shiti 2 herë, apartamentin e tij. Ky i fundit bashkëpunoi me noteren për të falsifikuar kontratat për shitjen e këtij apartamentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB