Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj, merr drejtimin ish-zv.ministrja e Jashtme

Në vend të Halilajt është emëruar ish-zv.ministrja e Jashtme Silda Çepe Anagnosti.

F.I
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj, merr drejtimin
Silda Çepe Anagnosti dhe Freskida Halilaj

TIRANË-Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihet arsyeja e shkarkimit nga detyra, ndërsa Halilaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së IdentiTek që prej muajit nëntor 2024. Më parë këtë post e ka mbajtur Loina Prifti.

Në vend të Halilajt është emëruar ish-zv.ministrja e Jashtme Silda Çepe Anagnosti. Kjo e fundit ka mbajtur disa detyra të rëndësishme më parë si në administratë ashtu edhe në qeveri.

IdentiTek ofron regjistrimin, prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve biometrike të shtetasve shqiptarë dhe të huaj me banim të përhershëm apo të përkohshëm në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB