Aktualitet

Shkoi me kafshët e ngordhura/ Kërkesa e protestuesit: Dua takim me Dumanin, krimi më ka vrarë 300 kokë bagëti!

Personi që protestoi sot, i cili ende nuk është identifikuar me emër, pretendon se grupet kriminale i kanë vrarë 300 kokë bagëti, por nuk e specifikon si ka ndodhur ngjarja.

k.m.

Shkoi me kafshët e ngordhura/ Kërkesa e protestuesit: Dua takim me

TIRANË- "I kërkoj hetim urgjent zotit Altin Dumani,"-kjo ka qenë kërkesa e një qytetari, i cili 'protestoi' sot para SPAK. Personi në videon e mëposhtme, prej disa javësh kërkonte takim me kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.

Kjo pasi i është bërë një dëm i madh!


Personi që protestoi sot, i cili ende nuk është identifikuar me emër, pretendon se grupet kriminale i kanë vrarë 300 kokë bagëti, por nuk e specifikon si ka ndodhur ngjarja. Ndaj për të bërë një kallëzim, apo për të vënë në dijeni autoritetet, shkoi sot në dyert e SPAK me dy bagëti të ngordhura. Teksa i mbante në duar, protestonte me to.

Por efektivët e Policisë nuk e lanë që të çonte deri në fund mesazhin e tij dhe e larguan nga muri rrethues i godinës./ZËRI

Poll

MOS HUMB