Aktualitet

Shkoi të kontrollonte frontin e punës, aksidentohet administratori i minierës në Martanesh, humb jetën

Policia ka shoqëruar disa persona pas vdekjes së administratorit të minierës, shtetasit Sulejman Kurti

E.K
Shkoi të kontrollonte frontin e punës, aksidentohet administratori i
Foto ilustruese

DIBËR- Nja aksidenti i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, ku ka humbur jetën një 62-vjeçar. Sulejman Kurti, 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, kishte shkruar për të kontrolluar punën në minierë, në momentin që është përfshirë në aksident, dhe si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB