Aktualitet

Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit ndërkombëtar "Stream" në bashkëpunim me EUROPOL.

zh.ll
Shpërndante materiale pornografike me të mitur, arrestohet
pamje nga arrestimit

TIRANË- Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës për veprën penale "Pornografia" me të mitur. Arrestimi i tij u krye në kuadër të operacionit ndërkombëtar "Stream" në bashkëpunim me EUROPOL.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/ Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike godet një rast të përhapjes së materialeve me përmbajtje pornografike që përfshijnë të mitur.

Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit kibernetik, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për arrestimin e shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “STREAM”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet, me pjesëmarrjen e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit. Operacioni u zhvillua në drejtimin e Policisë Kriminale Shtetërore të Bavarisë dhe të Zyrës Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), si dhe me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore gjermane dhe nga EUROPOL-i, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e shtetasit M. Z..

Poll

MOS HUMB