Aktualitet

Shpërthimi me tritol në banesën e Mziut, dëshmia e deputetit: Isha me gruan, nuk kam konflikte me askënd

Si pasojë e shpërthimit pati dëmtime në murin rrethues, si dhe në një makinë të parkuar pranë banesës

E.K
Shpërthimi me tritol në banesën e Mziut, dëshmia e
shperthimi ne banesen e xhelal mziut

TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm me tritol ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, pranë banesës së deputetit të Partisë Demokratike Xhelal Mziu, në zonën e Kamzës. Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm kishte vetëm dëme materiale, ndërkohë që hetuesit kanë marrë dhe dëshminë e deputetit. Në momentin e shpërthimit, Mziu ka qenë në banesë me bashkëshorten e tij, ndërsa thotë se nuk ka dijeni në lidhje me autorët që mund të fshihen pas ngjarjes.

“Në momentin e shpërthimit kam qenë në banesë me bashkëshorten. Nuk kam konflikte, dhe nuk e kam idenë se kush mund të jetë autori", është shprehur Mziu në dëshminë e tij në polici.

Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se ngjarja është një mesazh, pasi sasia e lëndës plasëse ka qenë relativisht e vogël dhe është vendosur në pjesën e sipërme të murit rrethues të banesës.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftoi policia e Tiranës në lidhje me shpërthimin.

Përpara se të merrte mandatin e deputetit, Mziu ka qenë në krye të Bashkisë së Kamzës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB