Aktualitet

Tentativë arratisje apo paralajmërim? Një person me kapuç hodhi tritolin artizanal në burgun e Fushë Krujës

Sipas burimeve, lënda eksplozive është hedhur tek gjeneratori.

F.I
Tentativë arratisje apo paralajmërim? Një person me kapuç
PAMJE NGA VENDNGJARJA

FUSHË-KRUJË- Mbrëmjen e djeshme (28 maj) një sasi lënde eksplozivi shpërtheu brenda ambjenteve të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Sipas burimeve, lënda eksplozive është hedhur tek gjeneratori. Raportohet se tritoli ka qenë artizanal i krijuar me nitrat. Dyshohet se sulmi me tritol ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje.

Dyshohet se lënda plasëse u hodh nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Fillimisht në Polici mbërriti një telefonatë se brenda rrethimit të burgut është dëgjuar një zhurmë e fuqishme, ndërsa në vendin ku ka ndodhur shpërthimi ndodhen disa gjeneratorë dhe kabina elektrike.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22: 45 të 28 majit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të lënduar dhe as dëme materiale. Hetmet kanë filluar dhe po këqyren edhe kamerat e sigurisë të instaluara në ambientet e IEVP Fushë-Krujë, për të zbardhur ngjarjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB