Aktualitet

Përfshihet nga zjarri ish-parku i automjeteve në Lushnjë, digjen 4 autobusë

Policia njofton se zjarri ka rënë fillimisht në një prej automjeteve të parkuara e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë.

F.I
Përfshihet nga zjarri ish-parku i automjeteve në Lushnjë, digjen
PAMJE NGA VENDNGJARJA

LUSHNJË-Ish-parku i automjeteve në Lushnjë është përfshirë nga një zjarr masiv rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e flakëve janë djegur katër autobusë të parkuar, tre prej të cilëve janë shkrumbuar totalisht, ndërsa një është djegur pjesërisht. Pas incidentit, janë njoftuar drejtuesit e automjeteve të tjera, të cilët i kanë larguar, duke shmangur djegien e tyre.

Policia njofton se zjarri ka rënë fillimisht në një prej automjeteve të parkuara e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Gafurr Muço" Lushnjë, në vendin e quajtur "ish-parku i autobusave", dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M..

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ZËRI

Poll

MOS HUMB