TIRANË-Sot 17 më parë Shqipëria u antarësua në NATO. Anëtarësimi në NATO shënoi një kthesë të rëndësishme për sigurinë e vendit, duke e renditur atë në krah 32 vendeve të tjera. Procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO filloi në vitin 1992, me pranimin e vendit zyrtarisht në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC), që ishte organizmi i parë që krijoi Aleanca për të ndërtuar marrëdhëniet me shtetet që dolën nga regjimet komuniste në Evropë.
Një nga zhvillimet e rëndësishme në këtë proces është ai i vitit 2003, kur Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia (sot Maqedonia e Veriut) së bashku me SHBA-në nënshkruan "Kartën Adriatik 3 - SHBA", që u konsiderua si një nismë që do të përgatiste anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO. Shqipëria mori ftesën për anëtarësim në NATO në samitin e Bukureshtit më 2 prill të vitit 2008, ndërkohë më 25 prill të të njëjtit vit Shqipëria filloi zyrtarisht bisedimet për anëtarësimin në Aleancë.
Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill të vitit 2009, ndërkohë mori pjesë për herë të parë si anëtare me të drejta të plota e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior në samitin që u mbajt në Strasbourg/Kehl më 4 prill të vitit 2009. Sot Shqipëria vijon të jetë pjesë aktive e Aleancës, duke kontribuar në përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, ndërsa anëtarësimi në NATO mbetet një nga shtyllat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë së vendit.