Aktualitet

'Shqipja nuk ndalet'! Studentët shqiptarë kërkojnë dorëheqja e ministrit të drejtësisë, arrestohen 3 prej tyre

Protestuesit kanë kërkuar jo vetëm dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe, por edhe të kryeministrit Hristjan Mickoski. 

F.I
'Shqipja nuk ndalet'! Studentët shqiptarë kërkojnë
PAMJE NGA PROTESTA

SHKUP-Tre studentë shqiptarë janë arrestuar gjatë protestës së sotme në Shkup, ku mijëra të rinj dhe qytetarë po marshojnë në mbështetje të zhvillimit të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Studentët janë mbledhur në sheshet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit për të protestuar lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe, duke kërkuar që provimi i jurisprudencës të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

Me thirrje “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Gjuha shqipe amanet”, dhe “Fillkov dorëheqje”, studentët u nisën nga Ura e Gurit duke marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë.

Protestuesit kanë kërkuar jo vetëm dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, i cili ka kundërshtuar kërkesën e studentëve për zhvillimin e provimit në gjuhën shqipe, por edhe të kryeministrit Hristjan Mickoski. 

Në mbështetje të tyre kanë marrë pjesë edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët iu bashkuan protestës për të shprehur solidaritet me studentët shqiptarë në RMV. Ata deklaruan se mbështetja për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe garantimin e të drejtave për përdorimin e gjuhës shqipe në arsim./ZËRI

Poll

MOS HUMB