Aktualitet

Shtyhet gjyqi, Kryemadhi: Krijuan 'fabulë' me mesazhe të miat, do kërkoj të dëshmojë Rama dhe...(VIDEO)

Seanca është shtyrë për në datën 11 maj, pasi avokatja e Fatime Kryemadhit kërkoi ndërprerjen e saj, për shkak se nuk kishte në dorë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

zh.ll
Shtyhet gjyqi, Kryemadhi: Krijuan 'fabulë' me mesazhe të
monika kryemadhi

TIRANË- Është shtyrë seanca e parë në themel për dosjen Meta, në ngarkim të ish-presidentit, ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi dhe të pandehurve të tjerë. Seanca është shtyrë për në datën 11 maj, pasi avokatja e Fatime Kryemadhit kërkoi ndërprerjen e saj, për shkak se nuk kishte në dorë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.

Një tjetër çështje e ngritur gjatë seancës së sotme ishte dhe ajo e Monika Kryemadhit, pasi kjo e fundit kërkoi që mbrojtjes t’i vihen në dispozicion të dhënat e ekspertimit të aparatit celular dhe përgjimet ambientale, duke kërkuar akses të plotë në materialet hetimor. Prokuroria është shprehur se këto materiale mund t’i vihen në dispozicion mbrojtjes pas përfundimit të seancës.

Pas mbylljes së seancës, Monika Kryemadhi është ndalur në një prononcim për mediat, duke deklaruar sipas saj, të akuzuarit nuk janë njohur me provat e plota nga SPAK. 

“Kur morëm listën e provave, që përsëri e kërkuam, kërkuam nga gjyqtarja ekspertim telefoni, sepse çdo gjë është e ndërtuar si fabul për të krijuar iluzion me mesazhet telefonike. Prokuroria mban si provë një mesazh që unë kam shkruar se dua të blej një shtëpi, që në fund e kam anuluar. Pretendon se është marrë si premtim për ligjin e minierave, e para shtëpia nuk ekzistoni, dhe e dyta ligji është miratuar në 2014, ligj i propozuar nga Gjiknuri, Rama dhe një komision i drejtuar nga Shalsi. Do i kërkoj dëshmitarë të gjithë këta emra… Akuzën e nxjerrin me tre mesazhe”, tha Kryemadhi. /ZËRI

Poll

MOS HUMB