Aktualitet

Shtyhet seanca për “Gërdecin”, Fatmir Mediu nuk paraqitet

Mediu ka njoftuar gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer ekzaminime mjekësore.

F.I
Shtyhet seanca për “Gërdecin”, Fatmir Mediu nuk paraqitet
Fatmir Mediu

TIRANË- Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, e planifikuar për ditën e sotme, është shtyrë për datën 12 shkurt. Shkak për këtë ka qenë mungesa e Mediut, i cili ka njoftuar gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer ekzaminime mjekësore. Përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Ish-ministri i Mbrojtjes po gjykohet për dosjen “Gërdeci”, i dyshuar për “shpërdorim detyre”. Më 9 tetor 2024, GJKKO refuzoi kërkesën e Mediut për riekspertim pjesor për kostot e dëmit financiar të shkaktuar në Fabrikë. SPAK deklaron nga akti i ekspertimit financiar dalin dëmet e shkaktuara nga veprimet dhe mosveprimet e Mediut, gjë që sipas organit të akuzës provon shpërdorimin e detyrës prej tij. Këto pretendime janë kundërshtuar nga Mediu.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”./ZËRI

Poll

MOS HUMB