Aktualitet

Si shatërvan, shpërthen rrjeti i ujësjellësit në Elbasan pranë spitalit rajonal

Punonjësit e ujësjellësit kanë mbërritur në vend për të ndërhyrë dhe për të riparuar defektin.

l.k
Si shatërvan, shpërthen rrjeti i ujësjellësit në
PAMJE NGA NGJARJA

ELBASAN- Gjatë pasdites në qytetin e Elbasanit pranë rrethrrotullimit të spitalit rajonal ka shpërthyer një pjesë e rrjetit të ri të ujësjellësit.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, vihet re prurja e madhe e ujit e cila ka dalë në sipërfaqe me presion të lartë, duke krijuar një pamje që ngjante me një shatërvan në mes të rrugës. Ngjarja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve, ndërsa punonjësit e ujësjellësit kanë mbërritur në vend për të ndërhyrë dhe për të riparuar defektin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Shpërthimi dyshohet të jetë shkaktuar nga një problem teknik në linjën e re të ujësjellësit që po vihet në funksion në këtë zonë. Pritet që defekti të ndikojë përkohësisht në furnizimin me ujë të një pjese të qytetit./ZËRI

Poll

MOS HUMB