Video

Si u rrëmbye dhe u vra Renis Dobra, sherri me 3 vëllezërit për drogën

I riu kishte punuar në Gjermani për ta, si shitës i lëndëve narkotike, por në jo pak raste kishte vjedhur paratë që duhet t’ua dorëzonte atyre. Justifikimi ishte gjithmonë i njëjtë: policia më ndoqi dhe hodha drogën!

F.m
Si u rrëmbye dhe u vra Renis Dobra, sherri me 3 vëllezërit
Renis Dobra dhe vëllezërit Bushgjokaj

TIRANË- Renis Dobra u rrëmbye dhe u mbyt me litar, më pas u hodh në liqenin e Ulzës. Por, ende pa kaluar muaji, ngjarja që tronditi Matin, është zbardhur. Dobra rezulton të jetë marrë peng nga tre vëllezër, me të cilët kishte pasur një konflikt për trafikun e lëndëve narkotike në Gjermani. Fatjon, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj i janë prezantuar Dobrës si efektivë policie dhe e kanë futur në makinë.

Në ato momente, 23-vjeçari ka qenë i shoqëruar nga një i afërmi i tij, i cili ka lajmëruar të atin e të riut. Me mendimin se djalin ia kishin arrestuar, Rifat Dobra është paraqitur në komisariatin e Policisë në Mat, por aty ka kuptuar që Renisin nuk e kishte ndaluar asnjë efektiv.

Kështu, ai bëri kallëzim për zhdukjen e të birit dhe pas kërkimeve, i riu u gjet i mbytur.

Por çfarë konflikti kishte Renis Dobra me vëllezërit Bushgjokaj?

I riu kishte punuar në Gjermani për ta, si shitës i lëndëve narkotike, por në jo pak raste kishte vjedhur paratë që duhet t’ua dorëzonte atyre. Justifikimi ishte gjithmonë i njëjtë: policia më ndoqi dhe hodha drogën!

Kështu, lënda narkotike konsiderohej e humbur, por në fakt Dobra e kishte shitur dhe paratë i kishte mbajtur vetë.
Kur tre vëllezërit e kuptuan këtë gjë, menduan hakmarrjen. Ata u vunë në kontakt dhe me Petrit Çakrrin, i cili është i njohur si një prej dëshmitarëve okularë të vrasjes së ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari dhe ka vetëm pak kohë që është liruar nga burgu.

Çakrri mori dy automjete me qira që u përdorën nga tre vëllezërit në krim. Ata e ndoqën për tre ditë me radhë Renis Dobrën dhe në momentin që e pikasën pranë fshatit Madhesh ku dhe banonte, e rrëmbyen. Kamerat e akseve rrugore në Mat dhe GPS-i i makinave zbuluan dhe lëvizjet e vëllezërve. Madje, është publikuar dhe momenti kur ata e marrin peng të riun.

Tashmë Çakrri dhe Fatjon Bushgjokaj janë vënë në pranga, ndërsa dy vëllezërit, Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj, janë shpallur në kërkim.

Fatjon Bushgjokaj është edhe një emër i njohur për autoritetet pasi bashkë me të dashurën e tij, Kristina Pjetri, rezulton se ka kryer një sërë vjedhjesh.

Ai u vu në pranga në vitin 2017, por në tetor të vitit 2019 u arratis nga burgu i Rrogozhinës. Fatjon Bushgjokaj mori leje për të dalë nga burgu, por nuk u kthye më në qeli./ZËRI/

Poll

MOS HUMB