Aktualitet

Siguroi armët, automjetet dhe banesat për 2 vrasje, ekstradohet nga Franca Alban Skonja

Po ashtu policia njofton se në vitin 2023, Skonja është përfshirë edhe në një grabitje me armë zjarri në rajonin e Balarus, Francë.

F.I
Siguroi armët, automjetet dhe banesat për 2 vrasje, ekstradohet nga
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Alban Skonja, 43 vjeç është ekstraduar nga Franca. Skonja, pjesë e një grupi kriminal akuzohet për sigurimin e kushteve në dy vrasje të mbetura në tentativë në vitin 2022. 43-vjeçari në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal ka siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre. 

Po ashtu policia njofton se në vitin 2023, Skonja është përfshirë edhe në një grabitje me armë zjarri në rajonin e Balarus, Francë. Bëhet fjalë për shumën prej 40 mijë eurosh.

Emri i Alban Skonjës rezulton i përfshirë edhe në një tjetër ngjarje, ku mbeti i plagosur vetë ky i fundit. Në shkurt të vitit 2022, ai së bashku me kushërinjtë Gentjan dhe Andi Diva u sulmuan me armë zjarri nga 2 vëllezërit Kastriot dhe Armando Lleshaj në Mamurras pas konfliktit për një femër. Dy grupet nisën debatin në qendër të Mamurrasit dhe më pas morën automjet dhe në ecje e sipër vëllezërit Lleshaj qëlluan në drejtim të mjetit tip Hundai ku ndodheshin tre personat e tjerë bashkë me vajzën.

Njoftimi i policisë:

Akuzohet se ka siguruar kushte dhe mjete për vrasjen e 2 shtetasve, ekstradohet nga Franca, 43-vjeçari.

43-vjeçari, pjesëtar i një grupi kriminal, është kapur në Francë, në vitin 2023, në kuadër të operacionit të koduar “Sete”.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës, me homologët në Francë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të shtetasit:

-A. S., 43 vjeç, banues në Francë.

Këtij shtetasi, Gjykata e Durrësit, në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi A. S. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë (pjesëtarë të grupit kriminal), kanë planifikuar vrasjen e 2 shtetasve, duke siguruar automjete, armë zjarri dhe apartamente me qira, por nuk kanë mundur ta realizojnë vrasjen e tyre.

Gjithashtu, shtetasi A. S. dyshohet se në vitin 2023, në rajonin e Balarus, Francë, është përfshirë në një rast të marrjes së një shume parash (40 000 euro), nëpërmjet kërcënimit me armë, në kuadër të bandës së organizuar. Për këtë ngjarje, Njësia për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Shqipëri dhe Zyra Kombëtare për Krimet Shëtitëse Anti Skifter në Francë kanë shkëmbyer informacion, duke qenë se dyshohej se një ndër autorët e përfshirë ishte shtetas shqiptar.

Poll

MOS HUMB