Aktualitet

SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministren Belinda Ballukun: Na duhet më shumë kohë

Raportohet se SPAK e ka arsyetuar me nevojën për të pasur më shumë kohë në dispozicion për veprime të tjera hetimore.

zh.ll
SPAK zgjat me 3 muaj hetimet për ish-zv.kryeministren Belinda Ballukun: Na
balinda balluku

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka shtyrë me 3 muaj hetimet për ish-zv. kryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Raportohet se SPAK e ka arsyetuar me nevojën për të pasur më shumë kohë në dispozicion për veprime të tjera hetimore.

Sipas burimeve, prokurori i posaçëm Dritan Prençi ka firmosur vendimin mbi 100 faqe më datë 13 prill dhe iu është komunikuar avokatëve të të pandehurve. Në vendim, arsyetohet se prokurorët janë duke kryer veprime të tjera që i konsiderojnë të domosdoshme për çështjen.

SPAK thekson se nevojitet më shumë kohë për të marrë dëshmitë e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, që janë ish-vartës dhe njerëz të besuar të Ballukut.

Balluku u mor zyrtarisht e pandehur fillimisht për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera për tunelin e Llogarasë. Ish-zv.kryeministrja përballet me akuzat për shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për tendera në Unazën e Madhe. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB