Aktualitet

'S'jam mirë'! 59-vjeçari humb jetën pas ndërhyrjes në klinikën dentare, familjarët: Vdekje natyrale

Ai është rrëzuar papritur në tokë jashtë klinikës, duke humbur jetën.

F.I
'S'jam mirë'! 59-vjeçari humb jetën pas
FOTO ILUSTRUESE

BILISHT-Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e djeshme (18 gusht) në Bilisht, ku një 59-vjeçar humbi jetën menjëherë pasi doli nga një klinikë dentare. I ndjeri kishte shkuar për një mbushje dhëmbi, por sapo procedura përfundoi, 59-vjeçari është ankuar disa herë për gjendjen shëndetësore, duke thënë: S’jam mirë.

Ai është rrëzuar papritur në tokë jashtë klinikës, duke humbur jetën. Ndërkohë lidhur me vdekjen e 59-vjeçarit në Devoll, familjarët janë shprehur jashtë kamerave se vdekja ka ndodhur rastësisht nga shkaqe të tjera të natyrshme pas marrjes së shërbimit dentar, që nuk lidhen me ndërhyrjen. Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit. 

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.

59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB