Aktualitet

Hetimet për "Kurum", arrestohet Arta Dollani, drejtoresha e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar

Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

zh.ll
Hetimet për "Kurum", arrestohet Arta Dollani, drejtoresha e
arta dollani

DURRËS- Arta Dollani, ish-drejtoresha e AKM-së, është lënë në arrest shtëpie në kuadër të aksionit të Prokurorisë së Durrësit, lidhur me skandalin e eksportit të mbetjeve të rrezikshme të "Kurum" nga Shqipëria drejt Tajlandës. 

Dollani, e cila sot mban detyrën si drejtoreshë e Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, akuzohet për shkeljet e kryera në kohën kur mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore.

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar sot 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Kurum”. Nga këto, 26 janë masa “arrest me burg” dhe 7 masa “arrest shtëpie”. Mes personave për të cilët janë firmosur këto masa janë zyrtare, drejtues dhe funksionarë të kompanisë turke “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”.

Rreth një vit më parë, autoritetet shqiptare bllokuan dhjetëra kontejnerë me mbetje industriale, për të cilat kishte dyshime se përmbanin materiale të rrezikshme dhe toksike. Hetimet kanë konfirmuar se mbetjet e sekuestruara në 102 kontejnerë kanë rezultuar të rrezikshme, pas analizave laboratorike të kryera nga autoritetet kompetente./ZËRI

Poll

MOS HUMB