
KUKËS- 2 kushërinj akuzohen për kryerje të krimeve zgjedhore në Kukës. Nga një aksion i Policisë së Shtetit dhe Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpallën në kërkim: Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi. Ky i fundit është ndaluar aktualisht nga Policia, ndërsa i afërmi i tij është ende në kërkim. Dyshohet se të dy ishin duke mbledhur vota në këmbim të parave për Partinë Socialdemokrate. Po ashtu, Policia ka ushtruar kontrolle në banesat e tyre, megjithëse nuk bëhet e qartë se çfarë kanë arritur të gjejnë.
“Vijon puna intensive për kapjen e tyre,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kukës
Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.
Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik./ZËRI