Dy qëndrime-dy raporte! 'Fati' i Belinda Ballukut në Kuvend
TIRANË-Këshilli i Mandateve shqyrtoi sot për rreth 5 orë në Kryesinë e Kuvendit kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zëvëndëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Debate, prova të reja, por anjë vendim i përbashkët. 'Topi' i ka kaluar Kuvendit, ku do të votohen dy raporte: një për heqjen e imunitetit dhe tjetri për mosdhënien e autorizimit, për t'i hapur rrugë arrestimit.
Çfarë ka kërkuar Prokuroria e Posaçme?
Në kërkesën drejtuar Kuvendit më 16 dhjetor 2025, Prokuroria e Posaçme informoi se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Nga relacioni i zbardhur u zbulua se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak se situata penale është rënduar dhe zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj.
Kjo kërkesë vendosi sërish përballë sot, prokurorët e SPAK, avokatët mbrojtës të Ballukut dhe 10 anëtarët e Këshillit, 5 nga PD dhe 5 nga PS. Në mbledhjen e sotme SPAK konfirmoi se më 20 nëntor 2025, janë intimiduar dy dëshmitarë për Ballukun, duke u kërkuar të ndryshojnë dëshminë. Ky fakt është vërtetuar me transkripte të bisedave, të cilat ndodhen në 16 mijë faqet që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend. Prokurorët e SPAK kërkuan arrestimin e Ballukut duke thënë se pozita penale e saj është rënduar dhe rrezikon deri në 35 vite burg.
Qëndrimet:
-Fillimisht u shprehën avokatët mbrojtës të zv.kryeministres, të cilët kërkuan rrëzimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit.
-Pesë anëtarët e PD në Këshillin e Imunitetit dhe Mandateve kërkuan nga të gjithë deputetët në parlament, të votojnë pro heqjes së imunitetit dhe hapjen së rrugës së Prokurorisë së Posaçme për të marrë të tjera masa ligjore.
“Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;
Rekomandojnë:
Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur:“Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e "Ndalimit të daljes jashtë shtetit" e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe "Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal"
-Anëtarët e PS dolën kundër kërkesës së PS. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut. Balla ka theksuar se për mazhorancën është e mjaftueshme masa e pezullimit nga detyra. Kreu i grupit parlamentar të PS deklaroi se do të zhvillojnë një mbledhje dhe më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve.
Taulant Balla: Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj.
Të dyja raportet do i kalojnë Kuvendit dhe votimi pritet të bëhet në seancën e 5 marsit. Heqja e imunitetit të Ballukut nga Kuvendi do t’i hapte rrugë arrestimit të saj, qoftë ky arrest me burg, në shtëpi apo edhe kontroll banese. Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin. Në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar./ZËRI
Vazhdon debati/ Bardhi: Prokurori tha se kërcënimi ishte nga të “fortë” dhe nga zyrtarë publikë
TIRANË-Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjete sociale ka reaguar sërish lidhur me faktet e reja të SPAK në lidhje me çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Në mbledhjen e sotme, Prokurorët parashtruan prova, ku bëhet fjalë për kërcënimin e dëshmitarëve në emër të Ballukut. Por nuk është e qartë se cilët janë personat që kanë intimiduar dëshmitarët.
Vetë Gazment Bardhi në përfundim të mbledhjes por edhe gjatë zhvillimit të saj njoftoi për mediat se 'të fortët' kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Ballukun, ndërsa burime nga Top Channel, bënë me dije se Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për 'të fortë", por për anëtarë të kabinetit të zv.kryeministres. Në këto kushte me anë të një reagimi në rrjet Bardhi ka publikuar edhe njëherë përgjigjen e SPAK për anëtarët e PD, ku sipas tij qëndrojnë të dyja rastet.
Së pari përmes së 'fortëve' ku prokurorët kanë deklaruar se janë duke hetuar nëse këta persona kanë ose jo lidhje me krimin dhe së dyti përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres.
Gazment Bardhi: Kur një televizion kombëtar shndërrohet, fatkeqësisht, në një organ propagande të Partisë Socialiste dhe të korrupsionit qeveritar! Në asnjë moment, Prokurori Prençi nuk ka përgënjeshtruar atë që deklaroi vetë, jo një herë, jo dy herë, por plot katër herë:
Belinda Balluku ka intimiduar dëshmitarët përmes dy formave:
1. Përmes “të fortëve”, për të cilët prokurori deklaroi se po verifikohet nëse janë të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, verifikim që mbulohet nga sekreti hetimor.
2. â Përmes zyrtarëve publikë, pjesë e kabinetit të ministres, të cilët, ose kanë shantazhuar për shkarkime nga puna ndaj familjarëve, ose kanë ofruar para në këmbim të ndryshimit të dëshmive.
Një televizion kombëtar që i shërben interesit publik nuk merr SMS të gatshme nga Taulant Balla (sepse nuk është gazeta TEMA), por verifikon burimin, konfirmon mesazhin në disa burime, ku më i besueshmi do të ishte SPAK-u. Kur interesi nuk është informimi i publikut, por mashtrimi dhe mbrojtja e korrupsionit qeveritar, prej të cilit shpesh përfiton edhe vetë, atëherë e vërteta deformohet sipas interesot tẽ pushtetit.
P.S. Ndër të tjera, prokurorët u kanë vënë në dispozicion anëtarëve të Këshillit edhe transkriptin e përgjimeve të datës 20 nëntor 2025, ku ky fakt rezulton qartësisht.
SPAK ka konfirmuar në mbledhje, se më datë 20 Nëntor 2025, Balluku ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë. Kjo është e vërtetuar me transkripte të bisedave, të cilat ndodhen në 16 mijë faqet që prokuroria ka dorëzuar në Kuvend.
Kush kërcënoi dëshmitarët për Ballukun? Bardhi: Të fortët! Prokurori i SPAK: Ishin anëtarë të kabinetit
TIRANË- Në përfundim të mbledhjes së Këshilllit të mandateve, ku u diskutua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftoi se SPAK konfirmoi se situata penale ndaj Balluku është rënduar tepër krahasuar me masat e para.
Bardhi duke përsëritur deklaratat e SPAK, nënvizoi se me masat e para ndaj Ballukut, kjo e fundit rrezikonte 10 vite burg, ndërsa me provat e reja që Prokuroria iu vendosi në dispozicion zv.kryeministrja rrezikon 35 vite burg. Kreu i grupit parlamentar të PD ritheksoi se 'të fortët' kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku, por gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura u raportua nga TCH se prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka përgënjeshtruar përmbajtjen që është shpërndarë në media. Prençi ka thënë se fjala “të fortë” i referohet njerëzve në kabinetin e zv.kryeministres Balluku dhe jo personave të tjerë.
Deklarata e Gazment Bardhit: Ajo që konfirmoi SPAK, është që situata penale ndaj Ballukut është rënduar së tepërmi krahasuar me masat e para që gjykata ka dhënë ndaj saj. Masa që në këtë moment të hetimit, nuk mbrojnë dot hetimin e paanshëm dhe të plotë nga prokuroria. Në momentin që ndaj Ballukut është kërkuar marrja e masave shtrënguese dhe ndaluese në GJKKO ajo rrezikonte një dënim që shkonte deri në 10 vite, sot që flasim nëse provohen të akuzat, Balluku rrezikon deri në 35 vite burg. Kjo tregon që jemi në situatë të rënduar. Prokurorët në një dëshmi tronditëse, i kanë vendosur në dispozicion Këshillit provat se si Balluku përmes dy formave, forma e parë përmes të fortëve që ata po hetojnë, nëse bëhet fjalë për persona të krimit është në hetim, dhe rezervuan të drejtën për të mos dhënë detaje. Kanë kërcënuar me jetë dëshmitarë në çështjen Balluku,. Dhe forma e dytë, përmes zyrtarëve të lartë publik, që së pari duke kërcënuar dëshmitarët se do t’i hiqnin nga puna ata që dëshmonin kundër Ballukut, është nënë, edhe babanë, dhe pasi kishin dështuar me kërcënimin i kishin ofruar para që të ndryshonin dëshmitë që kanë dhënë.
Imuniteti i Ballukut në 'dorën' e Kuvendit, Balla: Do të votohen 2 raporte, një pro dhe një kundër arrestimit
TIRANË-Pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla ka deklaruar se nga ana e tyre nuk ka pasur dakordësi me mënyrën sesi u soll raporti i PD, ku i kërkonte Kuvendit që të hiqte imunitetin e Belinda Ballukut. Balla ka theksuar se mazhoranca u shpreh kundër autorizimit për t'i hapur rrugë arrestimit të Ballukut, ndërsa u shpreh se për ta është e mjaftueshme masa e pezullimit nga detyra. Balla kërkoi prezumimin e pafajësisë për Ballukun.
Kreu i grupit parlamentar të PS deklaroi se do të zhvillojnë një mbledhje dhe më pas do të dalin me një raport në emër të 5 deputetëve socialistë, anëtarë në Këshillin e Mandateve. Në këto kushte do të ketë dy raporte në Kuvend, ai i PD që kërkon autorizimin për heqjen e imunitetit të Ballukut dhe ai i PS që nuk e lejon.
Taulant Balla: Me arsye të plota Kuvendi ka marë kohën e nevojshme për këtë proces pas edhe përfshirjes së Gjykatës Kushtetuese. Diskutimi i sotëm dhe pyetjet e anëtarëve të këshillit ka hedhur dritë mbi elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë të gjykatës. Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS. Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj.
Këshilli i Mandateve, 5 anëtarët e PD: Seanca plenare të autorizojë SPAK për arrestimin e Ballukut
TIRANË- Është zbardhur qëndrimi i 5 deputetëve të opozitës, anëtarë të Këshillit të Mandateve për çështjen e imunitetit të Belinda Ballulkut. Në qëndrimin e tyre, përfaqësuesit e opozitës, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti, Gent Strazimiri dhe Saimir Korreshi, kanë kërkuar që t'i hapet rrugë arrestimit të Ballukut.
Përfaqësuesit e opozitës në Këshill, rekomandojnë që deputetët në seancë plenare të miratojnë kërkesën e paraqitur nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pra, sipas rekomandimit, Kuvendi duhet të japë autorizimin për arrestimin/heqjen e lirisë së Ballukut.
Qëndrimi përfundimtar i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Imunitetit:
Përfundimisht, 5 deputetët e Këshillit për Imunitetin, përfaqësues të opozitës, në mbështetje të neneve 73, 95, 103 të Kushtetutës, neneve 260, 288, 289 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe neneve 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit;
REKOMANDOJNË:
Deputetët në seancë plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të votojnë pro, për miratimin e kërkesës nr. 43019Prot., datë 16.12.2025 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke vendosur: “Dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit nga ajo e “Ndalimit të daljes jashtë shtetit” e parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale dhe “Pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, e parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, në atë të arrest në burg/në shtëpi, për znj. Belinda BALLUKU”, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ku ajo është marrë si e pandehur dhe person nën hetim, për shkak se dyshohet se ka kryer, në mënyrë të përsëritur, veprën penale: “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258/2 e 25 të K.Penal.
Debatet pas dyerve të mbylluar! Manja pyet SPAK: Kë ka kërcënuar Balluku? SPAK: Dëshmitarë dhe të pandehur
TIRANË-Në mbedhjen e Këshillit të Mandateve po vijon shqyrtimi i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukit, ndërsa prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë paraqitur argumentet e tyre. SPAK njoftoi se janë konstatuar fakte të tjera penale për Ballukun, e cila ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
Lidhur me faktet e reja anëtari i Këshillit të Mandateve Ulsi Manja i ka drejtuar prokurorëve të SPAK pyetje e kë ka kërcënuar specifikisht lidhur me çështjen e saj. Në përgjigje prokurorët kanë deklaruar se janë kërcënuar të pandehur dhe persona të të tjerë që nuk janë vënë nën hetim.
Ulsi Manja: Këto që janë kërcënuar janë dëshmitar apo të pandehur?
Prokuroria: Janë edhe të pandehur të tjerë, edhe persona dëshmitar qe s’janë të pandehur.
Manja: A janë sekuestruar të gjitha provat?
Prokuroria: Jo.
Ulsi Manja: Cili është mekanizmi përmes se cilës Balluku po prish provat pasi është e pezulluar.
Prokurori: Balluku është në detyrë. Mekanizmi, duke takuar vartësit.
SPAK: Disa anëtarë të kabinetit të Ballukut kërcënuan dëshmitarët
TIRANË- Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku u shqyrtua kërkesa për arrestimin e Belinda Ballukut, prokurorët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë paraqitur argumentet e tyre. Burime bëjnë me dije se gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të deputetit të PD-së, Gazment Bardhi, përfaqësuesit e SPAK kanë deklaruar se janë konstatuar fakte të tjera penale që, sipas tyre, rëndojnë pozitën procedurale të Ballukut.
Përfaqësuesit e SPAK kanë dhënë më shumë detaje lidhur me këto pretendime. Sipas SPAK, në përgjigje për pyetjet e bëra nga anëtarët e PD, më 20 nëntor 2025, Balluku dyshohet se ka intimiduar dy dëshmitarë, duke u kërkuar të ndryshojnë dëshminë e tyre. Po sipas Bardhit, SPAK ka theksuar se bëhet fjalë për persona të krimit 'të fortë', të cilët, kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të Ballukut.
Përgjigjja e Prokurorëve për pyetjet e PD, sipas Bardhit:
-Gjithashtu, konfirmoi se në datë 20 Nëntor 2025 ka intimiduar dy dëshmitarë, duke i kërkuar të ndryshojnë dëshminë.
-Po ashtu, prokuroria informon se ka prova se disa persona “të fortë” (duke nënkuptuar elementë të krimit të organizuar) kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të zonjës Balluku. Për këtë kanë paraqitur edhe provat në mbledhjen e Këshillit – transkripte të bisedave.
Por gjatë mbledhjes, burime për TCH raportuan se prokurori i SPAK, Dritan Prençi e ka përgënjeshtruar përmbajtjen që është shpërndarë në media. Prençi ka thënë se fjala “të fortë” i referohet njerëzve në kabinetin e zv.kryeministres Balluku dhe jo personave të tjerë.
Prokuroria ka theksuar se këto pretendime mbështeten në transkripte bisedash, të përfshira në rreth 16 mijë faqe materiale që SPAK ka dorëzuar në Kuvend./ZËRI
Avokati i Ballukut: Të provohen pretendimet se ministrja rrezikon të prishë provat, të rrëzohet kërkesa e SPAK
TIRANË-Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, avokati i saj mbrojtës i ka kërkuar prokurorisë të provojë pretendimet se Balluku rrezikon që të prishë provat hetimore. Avokati Ardian Kalija se Balluku ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur më në detyrë dhe se ka dorëzuar dokumentet personale. Mbrojtja e Ballukut ka kërkuar të rrëzohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit.
Avokati, Ardian Kalija: Prokuroria ka detyrimin që të provojë kushtet që Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi në një kohë kur kërkon zëvendësimin. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës.
Mbledhja vjen pasi në 6 shkurt Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin.
Kuvendi ka një afat kohor 3 muaj për të vendosur mbi kërkesën e SPAK dhe autorizimin. Por në rast se Kuvendi nuk e shqyrton kërkesën në harkun kohor të 3 muajve, atëherë kërkesa e SPAK konsiderohet e rrëzuar. Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, nga relacioni i zbardhur u zbulua se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak se situata penale është rënduar dhe zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj./ZËRI
Debate në Këshillin Mandateve/ "Mbledhja të mbahet me dyer të hapura"! Balla-Bardhit: Qesharake, mjerë Shqipëria për këtë opozitë
TIRANË- Mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të diskutuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe ka nisur me debate. Raportohet se kryetari i Grupit Parlamentar te PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar që mbledhja të jetë e hapur dhe media të lejohet ta ndjekë atë.
Sipas Bardhit, mbledhja mund të mbyllej vetëm kur prokurorët e SPAK ta shihnin të arsyeshme, kur të cenohej sekreti hetimor.
“Duke respektuar kërkesën e prokurorisë për te ruajtur sekretin hetimor, mendoj se mbledhja duhet te jete e hapur dhe vetëm për raste kur prokurori dëshiron të ndaje me Këshillin nje te dhene qe përben sekret hetimor, te vendoset qe dhenia e atij informacioni te behet me dyer te mbyllura. Ne parim, mbledhjet e organeve te Kuvendit janë te hapura dhe nuk ka asnjë arsye qe kjo mbledhje te mbahet me dyer te mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin qe ta hidhni kete ne votim. Nuk mund ti fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku te miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Rames ne këtë çështje”, mësohet të jetë shprehur Gazment Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla, i është përgjigjur Bardhit, duke e quajtur qesharake kwrkeswn qw mbledhja tw mbahet me dyer tw mbyllura. Sipas Ballws, kwrkesa e PD-sw wshtw kundwr asaj tw Prokurorit, i cili e ka kwrkuar mbledhjen me dyer tw mbyllura.
“Kërkesa është e qartë, prokurori e do me dyer të mbyllura. Jeni qesharakë, thoni duam pikën 1 dhe nuk duam pikën 2 të të njëjtës kërkesë nga prokurori. Mjerë Shqipëria për këtë opozitë”, është shprehur Balla./ZËRI
Këshilli për Imunitetin, mbërrijnë në mbledhje kreu i SPAK, Braho dhe 2 prokurorët e tjerë (VIDEO)
TIRANË- Pas pak pritet të nisë mbledhja e Këshillitë të Mandateve për çështjen e Ballukut, teksa në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kreu i SPAK, Klodian Braho së bashku me dy prokurorët që kanë në dorë çështjen e Belinda Ballukut, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Gjithashtu në Kuvend ka mbërritur dhe motra e Belinda Balluku, Palema Qirko në cilësinë e avokates. Kështu, në Këshillin e Mandateve, Balluku do të përfaqësohet nga dy avokatë, Ardian Kalija dhe Palema Qirko.
/ZËRI
Fundi i imunitetit? Këshilli i Mandateve vendos sot "fatin" e Ballukut
TIRANË- Këtë të hënë, që prej orës 10:00, në Kuvendin e Shqipërisë po zhvillohet mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme ndaj zv.kryeministres dhe njëkohësisht ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Mbledhja vjen pasi në 6 shkurt Gjykata Kushtetuese nuk konsideroi faktin që një ministër ka imunitet njësoj si deputeti dhe nuk mund të pezullohet. Në unanim 8 gjyqtarët u shprehën se ministri nuk hyn në kategorinë e personave të zgjedhur, siç janë deputetët dhe imuniteti i ministrit nuk përfshin pezullimin.
Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i marrë me ndarjen e votave 4-4, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë për pezullimin e Ballukut nga detyra, duke konfirmuar se është e domosdoshme që ajo të mos ushtrojë detyrën, ndërkohë që vazhdon hetimi.
Nga ana tjetër Komisioni Evropian në një prononcim të fundit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, u shpreh se Kuvendi duhet të adresojë pa vonesë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv.Kryeministres, Belinda Balluku.
Në kërkesën drejtuar Kuvendit, Prokuroria e Posaçme informon se Belinda Balluku po hetohet në total për 8 procedura prokurorimi. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Ndërkohë, nga relacioni i zbardhur u zbulua se SPAK kërkon arrestimin e Ballukut për shkak se situata penale është rënduar dhe zv.kryeministrja dyshohet për manipulim në të paktën 11 tendera dhe rrezikon që të kryejë krime më të rënda për shkak të personalitetit të saj./ZËRI