LIVE UPDATES

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën, kryeministri: Bëni diçka për Thaçin para se të ndodhin gjëra të këqija!

➤ Bordi i Paqes u mblodh sot në Washington nga presidenti amerikan Donald Trump! ➤Rreth 27 liderë nga e gjitha bota, morën pjesë në takim, teksa mes tyre ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja Vjosa Osmani. ➤Të dy, Osmani e Rama shtrënguan duart me Trump. ➤Takimi ka nisur me një foto familjare dhe me shtrëngime duarsh mes Trump dhe liderëve të pranishëm. ➤Në fjalimin e tij, Trump tha se ishte i nderuar që Shqipëria dhe kryeministri ynë morën pjesë në mbledhjen e Bordit.➤Rama njoftoi në fjalën e tij se Shqipëria do të përfshihet me trupa ushtarakë në rindërtimin e Gazës. ➤Kryeministri i bëri kërkesë publike Trump të ndërhyjë në çështjen e gjykimit të Hashim Thaçit në Hagë, përpara se sipas tij “gjëra të këqija të ndodhin”.

9 artikuj për këtë temë.
3 MUAJ ME PARE

Firmoset Bordi i Paqes! Mbyllet takimi, Rama dhe Osmani disa minuta "ekskluzive" me Trump (FOTO-VIDEO)

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
pamje: nenshkruhet rezuluta-takimi mes trump, rames e osmanit

SHBA- Është firmosur zyrtarisht Bordi i Paqes nga 50 shtete, mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova, në një ceremoni të zhvilluar në Uashington. Nënshkrimi nënkupton angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera, për të siguruar paqen në Lindjen e Mesme.

Mbledhja inauguruese u hap me fjalën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili falënderoi për pjesëmarrjen Kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë seancës, Rama mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Bordit të Paqes. Në përfundim të mbledhjes, ndryshe nga liderët e tjerë, Rama u ndal disa minuta në bisedë me Trump gjatë shtrëngimit të duarve. Në krah të Trump ndodhej edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
foto nga takimi ne fund te mbledhjes

Nuk bëhen të ditura detaje konkrete nga diskutimi, por siç shihet edhe në video, biseda ishte në dukje intensive, ku kryeministri shqiptar dukej se po i fliste për diçka që e shqetësonte. Bisedës i bashkohet edhe presidentja Osmani, teksa në fund e mbyllin takimin me shtrëngime duarsh e buzëqeshje.

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Rama kërkon ndërhyrjen e Trump për gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Zoti President, të bëjmë diçka!

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
edi rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Bordi të Paqes, u ndal tek gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Rama e cilësoi një gjyq të turpshëm, duke i thënë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahen në një gjyq prej 6 vitesh.

Rama iu drejtua presidentit Trump dhe i bëri thirrje që të bëjë diçka, përpara se të ndodhë diçka e keqe.

“Më lejoni t’ju tërheq vëmendjen dhe për një konflikt afër shtëpisë tonë, ku presidenti Trump u ndal te Kosova dhe Serbia. Për të u bërë e famshme në të gjithë botën, Presidenti i Kosovës po shpenzon 6 vjet në një gjyq të urryer të sponsorizuar nga disa vende demokratike, disa presidente këtu, që duhet të jenë të turpëruar nga kjo drejtësi. Vetëm një javë më parë, një tjetër prokuror kërkoi 45 vite burg për të, duke u tërhequr para një shteti që kërkon drejtësi. Z. President, le të bëjmë diçka para se siç thatë dhe ju, para se gjëra më të këqija të ndodhin.", tha Rama.

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

"Zoti e bekoftë Bordin e Paqes"! Rama nga Uashingtoni: Shqipëria do të dërgojë trupa në Gaza

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
edi rama

SHBA- Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë fjalën në mbledhjen e Bordi të Paqes. Rama e nisi fjalën e tij duke falenderuar presidentin Trump për ftesën, teksa vlerësoi rolin e tij deçiziv për zgjidhjen e konflikteve. 

"Zoti e bekoftë Bordin e Paqes", u shpreh Rama, duke shtuar se kjo nismë nuk zëvendëson OKB-në, por i shërben paqes në botë. Kryeministri Rama në fjalën e tij konfirmoi pjesëmarrjen e trupave shqiptare në Gaza, duke ftuar edhe vendet e tjera që të kontribuojnë atje. 

“Faleminderit që më ftuat, z. President. Në përputhje të plotë dhe mbështetjen bipartizane tregon gjithçka, sa të kënaqur jemi që jemi pjesë. Në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë. Zoti e bekoftë Bordin e Paqes. Z. President, përgëzojmë rolin tuaj vendimtar për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza dhe Shqipëria ka konfirmuar kontributin. Shqipëria do marrë pjesë me forca ushtarake në Gaza, me trupat tona paqeruajtëse, dhe ne ftojmë edhe vendet e tjera që të kontribuojnë në Gaza për të ndihmuar fëmijët palestinezë, duke  ndihmuar fëmijët në Gaza, që janë më të pafajshmit, pengjet që janë më të pafajshmit e çmendurisë së Hamasit”, tha Rama.

3 MUAJ ME PARE

Trump: Shqipëria dhe Kosova kanë premtuar se do çojnë trupa në Gaza

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
donald trump

SHBA- Donald Trump falenderoi të gjitha shtetet pjesëmarrëse, në ceremoninë inauguruese të Bordit të Paqes në SHBA. Gjatë fjalës së tij, Trump deklaroi se ka marrë “një përgjigje shumë të mirë nga Europa”, duke theksuar se marrëdhëniet me Europën dhe NATO janë shumë të forta.

Trump njoftoi një angazhim financiar prej 2 miliardë dollarësh për Gazën, teksa përmendi vendet që kanë premtuar organizime për mbledhje fondesh. Ai falenderoi gjithashtu edhe vendet si Shqipëria dhe Kosova, për premtimin e dërgimit të trupave dhe policisë në Gaza.

“Kemi një përgjigje shumë të mirë nga Europa. Kemi një lidhje shumë të mirë me Europën dhe NATO-n. Norvegjia ka rënë dakord që të presë një event që do të presë Bordin e Paqes. Mendova që do të me jepnin Çmim Nobel për Paqen, kjo është më pak entuziaste, por nuk më intereson për çmime por për paqen. Kam një aftësi për të ndaluar luftëra dhe do e përdor këtë aftësi. Dua që të shpëtoj jetë dhe nuk më intereson për çmime. 2 miliardë dollarë fonde për Gazën. Japonia ka premtuar që do të organizojë për të mbledhur fonde, Kina do të jetë e përfshirë, mendoj që edhe Rusia do të jetë dakord. FIFA do të ndihmojë për të mbledhur 77 miliardë euro për Gazën, mendoj që ka të bëjë me fushat. Së shpejti do të njoftojmë detajet dhe nëse mundem së shpejti do të shkoj atje.

Kombet që janë këtu sot, nuk do të mbledhin thjesht para, por disa do të dërgojnë persona për të mbikëqyrur dhe siguruar një paqe të sigurt në Gaza. Indonezia shumë faleminderit.  Maroku faleminderit shumë. Shqipëria, Kosova, Kazakistani të gjithë kanë premtuar trupa dhe polici në Gaza. Mendoj që do të kemi disa njerëz shumë të mirë në atë forcë policie. Të gjitha këto vende po punojnë për një vizion që ka të bëjë me paqen në Lindjen e Mesme. Tani është koha për Iranin që të na bashkohet. Nuk duhet të bëjnë destabilitetin në rajon. Nëse nuk arrihet marrëveshja gjëra shumë të këqija do të ndodhin”, tha Trump.

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Trump nga Bordi i Paqes: Të nderuar që na bashkohet kryeministri Rama, Osmani po bën një punë të mirë!

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
donald trump

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump,ka mirëpritur liderët botërorë në takimin e Bordit të Paqes në Uashington. Trump falenderoi për pjesëmarrjen 26 liderët botërorë, mes tyre kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.

Trump përshëndeti dhe shprehu nderin për prezencën e kryeministrit Rama, si dhe përgëzoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani se po bën një punë shumë të mirë.

“Kur unë erdha në Shtëpinë e Bardhë pata në krah këta liderë. Unë i nxita që të afroheshin mes tyre. Ne arritëm paqen mes dy shteteve shumë të rëndësishme Azerbajxhanit dhe Armenisë. Ne jemi të nderuar që merr pjesë në këtë eveniment kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Mbështetja e liderëve të huaj duket po funksionon. Kënaqësi që jeni këtu. Kryeministri Orban ka mbështetjen time të plotë në zgjedhje, po bën një punë të mrekullueshme për emigracionin. Edhe ti do ia dalësh Viktor. Një burrë, shumë i vështirë nuk dua të luftoj me të, presidenti Indonezisë. Një vend i madh, faleminderit që je këtu. Presidentja Osmani e Kosovë, faleminderit shumë që je këtu, po bën një punë shumë të mirë”, u shpreh Presidenti Trump.

3 MUAJ ME PARE

"Zgjidha konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës", Trump i drejtohet Osmanit: Nëse keni probleme të tjera më merrni në telefon

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
donald trump-vjosa osmani

SHBA- Presidenti Donald Trump gjatë fjalës së tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Uashington përmendi një sërë konfliktesh, në të cilat ka ndërhyrë dhe e konsideron veten si faktor kyç. Trump përmendi edhe konfliktin me Kosovës dhe Serbisë, teksa shtoi se do të ndërhyjë sërish nëse situata mes tyre tensionohet.

Ai iu drejtua presidentes Vjosa Osmani duke thënë: "Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë."

/ZËRI

3 MUAJ ME PARE

Trum nis fjalimin në Bordin e Paqes: Këtu janë liderët më të mëdhenj të botës! Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
Donald Trump

SHBA-Donald Trump: Edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti. Kemi ende punë për të bërë dhe po e bëjmë Gaza është shumë kompleksë. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Kam ekipin më të mirë ndonjëherë. Është nder që po ju pres ju këtu. Është bordi më i rëndësishëm. Nuk ka patur gjë tjetër të ngjashme. Këtu janë liderët më të mëdhenj të botës, edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti thjesht po bëjnë të vështirin. Është bordi më prestigjioz ndonjëherë. Kemi cdokënd krerët e shteteve, vec Infantinos dhe biletat për kupën e Botës janë shitur të gjitha. Dua të falenderoj të gjithë liderët

3 MUAJ ME PARE

Mblidhet Bordi i Paqes! Trump shtrëngon duart me Ramën dhe Osmanin

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
Edi Rama dhe Donald Trump

SHBA-Bordi i Paqes është mbledhur në Uashington! Takimi ka nisur me një foto familjare, ku të pranishëm janë kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në takimin e Bordit të Paqes, ku shtrëngoi duart me liderët, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten Vjosa Osmani.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

I pari që do të mbajë fjalim është presidenti Trump, Marco Rubio, i cili ndiqet nga Witkoff. Bordi, i krijuar për rindërtimin dhe përpjekjet humanitare në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim.

Sipas listës, përpos Donald Trump dhe përfaqësuesve amerikanë, një fjalim do ta mbajë edhe Edi Rama. Shqipëria është renditur pas Kazakistanit dhe Uzbekistanit, ku së bashku me vendet e tjera përfaqësuese pritet të mbajnë një fjalim të shkurtër, ku do të njoftojnë edhe kontributet e tyre në përpjekjet e rindërtimit të Gazës. 

3 MUAJ ME PARE

Sot 'Bordi i Paqes' i Trump! Fjalim edhe kryeministri Rama, çfarë përfshin axhenda

Trump mbledh Bordin e Paqes, shtrëngon duart me Osmanin dhe Ramën,
Donald Trump

SHBA-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë sot në Uashington mbledhjen e “Bordin e Paqes”, duke bërë bashkë përfaqësues nga vendet anëtare për të shpallur strategjitë dhe fondet për rindërtimin e Gazës. Pjesë e takimit do të jetë edhe Shqipëria, e përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, dhe Kosova që do të përfaqësohet nga presidentja Vjosa Osmani.

Fokusi kryesor i takimit inaugurues të së enjtes është një plan rindërtimi për Gazën, e cila është shndërruar kryesisht në rrënoja nga lufta e vazhdueshme e Izraelit, e mbështetur diplomatikisht dhe me armë nga SHBA-ja. SHBA pritet të shpallë 5 miliardë dollarë fonde nga shtetet anëtare “për përpjekjet humanitare dhe të rindërtimit në Gaza”.

Bordi pritet të dëgjojë gjithashtu më shumë detaje për një të ashtuquajtur Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi, e cila do të mbikëqyrte sigurinë në Gaza, sipas planit me 20 pika të administratës Trump për përfundimin e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, të shpallur vitin e kaluar. Plani parashikon një armëpushim me faza në Gaza, çarmatimin e Hamasit dhe krijimin e një strukture qeverisëse teknokrate për administrimin e territoreve palestineze gjatë një periudhe tranzitore.

AXHENDA E PLOTË

Mbledhja Inauguruese e Bordit të Paqes

E enjte, 19 Shkurt 2026

Instituti Amerikan i Paqes “Donald J. Trump”

06:15 (me orën amerikane) – Fillojnë mbërritjet e delegacioneve- 12:15 (ora në Shqipëri)

08:05 (me orën amerikane) – Përfundojnë mbërritjet e delegacioneve- 14:05 (ora në Shqipëri)

08:40 (me orën amerikane) – Foto familjare- 14:40 (ora në Shqipëri)

09:00 (me orën amerikane) – Fillon mbledhja- 15:00 (ora në Shqipëri)

Fjalë mirëseardhjeje dhe hapëse nga Presidenti dhe Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara

Prezantime në tryezë të rrumbullakët & Përditësime kryesore

1.Sekretari Rubio – Natyra historike e mbledhjes së BoP

2. Steve Witkoff – Suksesi në lirimin e pengjeve dhe koordinimi i ndërmjetësve

3. Ambasadori Mike Waltz – Ndihma dhe adresimi i nevojave aktuale të Gazës

4.Dr. Ali Shaath – NCAG, e ardhmja e Gazës (3 minuta fjalë)

5. Nick Mladenov – OHR & Demilitarizimi

6. Gjeneral Major Jeffers – ISF & Policia e Gazës

7.Tony Blair – Ngritja e kapaciteteve & Zhvillimi organizativ

8. Yakir Gabay – Rindërtimi / Plani i Përgjithshëm (Master Plan)

9.Liran Tancman – Zinxhiri i furnizimit & Teknologjia

10.Marc Rowan – Fondi Sovran i Pasurisë

11.Presidenti i Bankës Botërore, Ajay Banga – Përgjegjësia fiskale / transparenca dhe Fondi Sovran

12.Jared Kushner – Rezultate të matshme të BoP në Gaza dhe ndikimi i ardhshëm i BoP

Video për rindërtimin e Gazës

Ndërhyrjet

Rendi:

                1.            Bahreini – Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa

                2.            Kazakistani – Presidenti Kassym-Jomart Tokayev

                3.            Uzbekistani – Presidenti Shavkat Mirziyoyev

                4.            Indonezia – Presidenti Praboëo Subianto

                5.            Rumania – Presidenti Nicușor Dan

                6.            Shqipëria – Kryeministri Edi Rama

                7.            Egjipti – Kryeministri Mostafa Madbouly

                8.            Katari – Kryeministri Mohammed Al-Thani

                9.            Emiratet e Bashkuara Arabe  - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al-Nahyan

                10.         Maroku – Ministri i Jashtëm Nasser Bourita

                11.         Turqia – Ministri i Jashtëm Hakan Fidan

                12.         Kuvajti – Ministri i Jashtëm Sheikh Jarrah Jaber Al-Ahmad Al-Sabah

                13.         Arabia Saudite – Ministri i Shtetit për Punët e Jashtme Adel Al-Aljub

Prezantim video nga FIFA

Rezoluta & Votimet e Bordit

Shtëpia e Bardhë ftoi zyrtarisht rreth 60 vende për t’iu bashkuar Bordit të Paqes, ndërsa 35 liderë kanë shprehur interes deri tani. Aktualisht, 26 vende janë bërë pjesë dhe janë caktuar si anëtare themeluese, ndërsa të tjerë do të jenë në rolin vëzhgues. Europa është distancuar nga Bordi i Paqes i Trump. 

Fuqitë kryesore evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, kanë refuzuar ftesat për t’u bërë anëtare. Pavarësisht shqetësimeve, BE-ja do të dërgojë komisioneren për Mesdheun, Dubravka Suica, si vëzhguese në takim./ZËRI

Poll

MOS HUMB