Aktualitet

Apeli i GJKKO i mban të bllokuar pasportën Ballukut, Gjyli dhe Elezi qëndrojnë në 'arrest shtëpie'

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën ndalim të daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun.

F.I
Apeli i GJKKO i mban të bllokuar pasportën Ballukut, Gjyli dhe Elezi
Belinda Balluku

TIRANË-Apeli i GJKKO ka dalë me vendim lidhur me kërkesën e zv.kryeministres Belinda Balluku, si edhe dy vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, për heqjen e masave të sigurisë të caktuara ndaj tyre me vendim të GJKKO. Ankimi i Belinda Ballukut dhe dy bashkëpunëtorëve të saj u shqyrtua nga gjyqtarja Miliana Muça.

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masën ndalim të daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun, ndërsa sa i takon masës së pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres, Balluku, trupi gjykues nuk mori vendim derisa të shprehet përfundimisht Kushtetuesja. Në fuqi është lënë edhe masa e sigurisë 'arrest shtëpie', për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin.

Në seancë u paraqitën kreun i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, aktualisht drejtor i KESH, të cilët ndodhen në arrest shtëpie, ndërsa zv.kryeminstrja dhe ministrja Belinda Balluku nuk ishte e pranishme. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit.

Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.  Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro).

Ndërkohë në lidhje me hetimin, SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, me qëllim arrestimin e saj./ZËRI

Poll

MOS HUMB