Aktualitet

SPAK merr të pandehur për 'shpërdorim detyre' Eduard Duron, kryebashkiaku i Devollit: Kam firmosur sipas ligjit

SPAK ka ngritur akuzë ndaj Duros pasi dyshohet se ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje

I.F
SPAK merr të pandehur për 'shpërdorim detyre' Eduard
Eduard Duro

TIRANË- Sot, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro. Duro akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Duro dyshohet se ka licencuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje. Pasi doli nga ambientet e SPAK, ai tha se ka ndjekur të gjitha procedurat conform ligjit, përsa i përket autorizimit për shitje të një karburanti, për të cilin akuzohet se e ka licensuar në mënyrë të paligjshme. Pasi u mor i pandehur nga SPAK, Duro shprehet se nuk bëhet fjalë në asnjë moment që ai të ketë shpërdoruar detyrën.

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit "Genci Petrol". Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie,”- është shprehur Duro.

Gjithashtu edhe Bashkia Devoll ka publikuar dokumentin përmes të cilit pretendon se kryebashkiaku Eduard Duro ka firmosur gjithçka konform ligjit për licensimin e një karburanti pranë Kapshticës. Zyra e Shtypit të Bashkisë ka ndarë dokumentin e autorizimit për subjektin që është firmosur nga vetë Duro.

SPAK merr të pandehur për 'shpërdorim detyre' Eduard
Dokumenti
SPAK merr të pandehur për 'shpërdorim detyre' Eduard
Dokumenti

“Lidhur me lajmin që sapo është publikuar, po ju vendosim në dispozicion autorizimin që është dhënë nga ana e Bashkisë Devoll për karburantin. Autorizimi është bërë nga drejtoria e tatim taksave, konform ligjit. Në këtë rast, nga ana e kryetarit të bashkisë Eduard Duro është firmosur autorizimi, duke plotësuar detyrën në kushtet e një kryetari bashkie. Nga ana e palës tjetër, është bërë denoncim se ky dokument nuk duhej t’i jepej subjektit "Genci Petrol", por në këtë rast autorizimi është dhënë sipas ligjit,”- shkruhet krah dokumentit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB