Aktualitet

SPAK në aksion, sekuestron një fabrikë cigaresh në Librazhd, "bllok" edhe një apartamenti në Tiranë

Ende nuk është bërë me dije identiteti i tij të plotë.

k.m.
SPAK në aksion, sekuestron një fabrikë cigaresh në Librazhd,
Foto ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar një fabrikë për prodhimin e cigareve në Librazhd. Lajmin e ka bërë me dije gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se fabrika ishte në pronësi të shtetasit E.A. Por ende nuk e ka bërë me dije identitetin e tij të plotë. Vendimi për sekuestro ka ardhur në kuadër të një hetimi që po kryen Prokuroria e Posaçme. Por kompania nuk është e vetmja e sekuestruar, me urdhër të GJKKO-së është vendosur sekuestro preventive edhe mbi pajisjet dhe pasuritë e paluajtshme të kësaj kompanie.

Kuotat e shoqërisë “Albania Tabak Fabrika e Re e Cigareve”:

✓ Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
✓ Pasuria me nr. 1/542 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 125
✓ Pasuria me nr. 1/541 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 124
✓ Pasuria me nr. 1/540 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 123
✓ Pasuria me nr. 1/536 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 118
✓ Pasuria me nr. 1/434 ndodhur në ZK 2446, Vol 16 Fq 77
✓ Pasuria me nr. 1/543 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 126
✓ Pasuria me nr. 1/538 ndodhur në ZK 2446, Vol 19 Fq 120
✓ Pasuria me nr. 1/38 ndodhur në ZK 2446, Vol 06, Fq 202

Po ashtu, nën sekuestro është edhe një banesë në Tiranë. Bëhet fjalë për një apartament në katin 32 me sipërfaqe 134.56 m2.

Për hetimet ende nuk ka dalë një njoftim zyrtar nga ana e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB