Aktualitet

Spiunoi Andi Zylyfin te ekzekutorët? Bashkëshortja e Fatos Gosës: Bashkëshorti im s'ka gisht, ata kishin marrëdhënie të mira

Ajo ka deklaruar në seancë se në kohën kur Zylyfi u vra, bashkëshorti i saj, Fatos Gosa, ishte i arrestuar në Tiranë.

zh.ll
Spiunoi Andi Zylyfin te ekzekutorët? Bashkëshortja e Fatos Gosës:
Andi Zylyfi

TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme është zhvilluar seanca për dosjen "Plumbi i Artë". Gjatë kësaj seance ka dëshmuar Genta Gosa, bashkëshortja e Fatos Gosës, për vrasjen e Andi Zylyfit.

Ajo ka deklaruar në seancë se në kohën kur Zylyfi u vra, bashkëshorti i saj, Fatos Gosa, ishte i arrestuar në Tiranë. Sipas saj, Fatos me Andin kishin marrëdhënie të mira, duke theksuar se nuk kanë pasur asnjë problem hasmërie me Zylyfin.

"Fatos Gosa në atë kohë ka qenë i arrestuar në Tiranë. Takova Burbuqen, një e afërme e viktimës dhe i thashë që Fatosi nuk e ka bërë. Nëse ai ka gisht tek vrasja e Andi Zylyfit, i thash vriti djemtë e mi. Burbuqja më tha, t’u thaftë goja, si thua ti vriti djemtë e mi, të isha unë tha nuk do e kisha bërë. Ma zë goja i thashë sepse burri im nuk e ka bërë. Të pranishëm aty ishin Tafiku dhe Burbuqja. Kishim kohë që e mendonim të shkonim dhe të flisnim. I thashë burri im nuk e ka bërë. Kam 26 vite e martuar me Fatosin, nuk kemi pasur asnjë problem hasmërie me Andi Zylyfin. Marrëdhëniet tona kanë qenë të mira”, theksoi Genta Gosa, bashkëshortja e Fatos Gosës.

Fatos Gosa u arrestua në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Nga dosja hetimore, rezulton se Fatos Gosa ka qenë informatori i vrasësve me pagesë. Ekzekutimi i Andi Zylyfit ndodhi më 13 dhjetor 2019 në fshatin Përparim në rrugën nacionale Elbasan-Peqin. Fatos Gosa, ka qenë duke luajtur domino me babanë e Andi Zylyfit, kur e ka parë këtë të fundit teksa lëvizte dhe u ka treguar autorëve vendndodhjen e saktë të tij, ku më pas edhe u ekzekutua./ZËRI

Poll

MOS HUMB