LEZHË- Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën dytësore Lezhë-Kakarriq, ku një automjet doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë e aksidentit humbën jetën babë e bijë, Anton Keçi, 52-vjeç, dhe vajza e tij Bora Keçi, 20-vjeçe.
Ka qenë djali i familjes Keçi i cili denoncoi mbrëmjen e djeshmë në Policinë e Lezhës së ka humbur kontakte me të atin dhe motrën e tij, që ishin nisur për në punë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre. Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases Bora Keçi.
Njoftimi:
Rreth orës 21:45 të datës 25.04.2026, në Komisariatin e Policisë Lezhë është paraqitur djali i shtetasit A. K., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me babain dhe me motrën e tij, të cilët ishin nisur për në punë me automjetin e tyre.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tyre.
Në fshatin Gocaj, në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore, u gjet automjeti i tyre në një kanal me ujë.
Pas nxjerrjes së automjetit nga uji, rezultoi se në automjet ndodheshin pa shenja jete shtetasit A. K., 54 vjeç, dhe B. K., 20 vjeçe (babë e bijë).
Paraprakisht dyshohet se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e tij nga ana e drejtueses së automjetit, shtetases B. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga të automjetit dhe për dokumentimin e plotë ligjor.
52-vjeçari punonte si shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës dhe kishte rreth 6 vite përvojë në sistemin penitenciar. Vajza e tij ishte studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë, duke ndjekur të njëjtën fushë si i ati. Sipas burimeve, të dy kishin qenë të angazhuar edhe me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër./ZËRI