Aktualitet

Ish-zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja paraqitet sërish në SPAK

Mësohet se Bejtja ka shkuar në SPAK rreth orës 13.30 dhe ka qëndruar aty deri në orën 16.00.

I.F
Ish-zëvendësministri i Energjisë Ilir Bejtja paraqitet
Ilir Bejtja

TIRANË- Ish-zëvendës ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Ilir Bejtja është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se Bejtja ka shkuar në SPAK rreth orës 13.30 dhe ka qëndruar aty deri në orën 16.00.

Nuk ka asnjë informacion se përse Bejtja është paraqitur në SPAK. Ndërsa edhe një ditë më parë ai u paraqit në Prokurorinë e Posaçme, por nuk dha asnjë informacion se përse ai u thërrit në SPKA.

Bejta u shkarkua nga detyra më 28 Shtator 2023, me një vendim qeverie. Në periudhën shtator 2009 – maj 2013, ai ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun Elbasan./ZËRI

Poll

MOS HUMB