Aktualitet

Telefona e kontrata në "duar" të SPAK! Ç'ndodhi gjatë kontrolleve në vilën e Ron Yeffet? Sekuestrohet edhe telefoni i Aleks Markut

Biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet është në qendër të hetimit, në kuadër të denoncimve të  bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit me kompaninë publike KAYO.

zh.ll
Telefona e kontrata në "duar" të SPAK! Ç'ndodhi
Ron Yeffet, Ardi Veliu dhe Arjeta Puca

TIRANË- Agjentë të SPAK-ut dhe BKH-së ushtruan dje kontrolle në banesa, kompani dhe zyra, ndërsa tashmë në duart e hetuesve të SPAK-ut ndodhen telefona, kontrata dhe dokumente të lidhura me kompaninë shtetërore KAYO.

Biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet është në qendër të hetimit, në kuadër të denoncimve të  bëra pak javë më parë nga ish zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, i cili aludonte për trafik armësh dhe afere të tjera të biznesmenit me kompaninë publike KAYO.

Paraditen e djeshme, 2 tetor, me vendim të GJKKO-së, hetuesit zbarkuan në vilën luksoze të Ron Yeffet në periferi të Tiranës. Mësohet se gjatë këtij aksioni, biznesmeni amerikano-izraelit ka reaguar qetësisht dhe ka lejuar kontrollin e banesës. Madje, mësohet se vetë ai iu ka dorëzuar hetuesve edhe celularin e tij.

Kontrollet e djeshme u shtrinë edhe më gjerë. Gjithashtu u kontrollua edhe banesa e Ardi Veliut, administratorit të KAYO, por ky i fundit mësohet se nuk është gjetur aty, Megjthatë, telefoni i Veliut është sekuestruar në zyrën e tij të punës. 

Hetuesit kanë kontrolluar gjithashtu banesën e Arjeta Pucës, pronare e kompanisë TIMAK. Aksioni është shtrirë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, ku mësohet se janë sekuestruar disa kontrata dhe dokumente, të cilat tashmë janë në dispozicion të hetuesve të SPAK.

Gjithashtu, burime bëjnë me dije se është sekuestruar edhe telefoni i Aleks Markut, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

Hetimet po zhvillohen pas përgjimeve të publikuara nga ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, për trafik armësh përmes "KAYO". Ahmetaj ngriti një sërë akuzash, mes tyre për një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve, ku përfshihet Shqipëria. Në qendër të denoncimeve të Ahmetajt ishte biznesmeni amerikano-izraelit Ron Yeffet dhe kompania "KAYO", ku, sipas përgjimeve të publikuara nga ish.zv.kryeministri, në biseda diskutohet mënyra se si mund të anashkalohen garat dhe procedurat e tenderimit përmes krijimit të kompanive të tipit KAYO në Shqipëri.

Në lidhje me akuzat Veliu ka deklaruar se deri më tani përfshirja e KAYO-s është zero, pasi nuk ka asnjë lloj mundësie qoftë dhe teorike që t’i futet këtij procesi. Administratori i KAYO shpjegoi edhe çështjen e aksioneve ku nga 45% të parashikuara fillimisht tani ka 20% të aksioneve ndërsa 80% i ka kompania TIMAK, në të cilën është aksioner edhe biznesmeni izraelito-amerikano-shqiptar Ron Yeffet.

Nga ana tjetër edhe pronarja e kompanisë “TIMAK” dhe sipërmarrësja shqiptare, Arjeta Puca gjatë një interviste pas akuzave të ngritura nga Ahmetaj, u shpreh se marrëveshja mes izraelitit Ron Yeffet parashikon një investim prej rreth 70 milionë eurosh. Puca tha se investimi ka nisur dhe se Yeffet ka sjellë projekte të tjera që, sipas saj, mund ta çojnë aktivitetin e kompanisë në vlera shumë më të mëdha në të ardhmen.

Ahmetaj foli edhe për tenderët publikë, ku sipas tij hynte në rol edhe "Ermal Raketa", duke iu referuar ministrit Ermal Nufi. Bëhet fjalë për një tender me vlerë 14.4 milionë euro për avionë zjarrfikës, për të cilin Ahmetaj ngre pikëpytje mbi mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe personat që, sipas tij, lidhen me të./ZËRI

Poll

MOS HUMB