
TIRANË-Tregu i asgjësimit të mbetjeve spitalore mori kthesë tjeër në momentin që në “treg”u fut një oligark, Klodjan Allajbeu i Spitalit Amerikan. Biznesmeni ka çështje të hapur në SPAK, ndërkohë që Kosova ka avancuar me hetimet, por deri tani ai ka fituar pothuajse mbi 90 % të fondeve. Ai fitoi tenderin e majmë nga QSUT-ja, tendera të tjerë në Fier dhe në disa spitale rajonalë dhe lokalë. Madje, bashkëpunoi në një rast edhe me firmën konkurente Vale për një procedurë.
Tenderi për asgjesimin e mbetjeve te Materniteti “Koço Glozheni”, u fitua sërish nga Allajbeu. Në dokumentin e publikuar nga Voxnews, rezulton se zyrtarët ia kanë dhënë fitoren pavarësisht se ECO e Allajbeut kishte ofertën më të lartë. Sipas dokumenteve në datën 27 maj 2025, firma ECO është shpallur fituese e një tenderi.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i eleminimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, Tiranë, me fond limit 31,689,705 lekë, pa TVSH”, me afat 36 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër.
Në tender ishin vendosur edhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit. “Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto” ishte kriteri.
Ofertën më të ulët e kishte “MEDI -TEL” me vlerë 23,790,000 lekë. Kjo firmë mori vetëm 210 pikë nga “mësuesit” e tenderëve. Ndërkohë, “ECO RICIKLIM” i Klodjan Allajbeut ofroi 28,470,000 lekë pa TVSH, dukshëm më lartë sesa oferta e parë. Kjo ofertë ishte rreth 50 mijë euro më e lartë, por sërish rezultoi fituese.
Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur nën hetim Spitalin Amerikan që është në administrimin e biznesmenit Klodian Allajbeu. Nga hetimi paraprak është konstatuar se ky spital ka shërbime të caktuara dhe ekskluzive, në shkelje me nenin 8 të ligjit 9121, për mbrojtjen e Konkurrencës, që ka të bëjë me pozitën dominuese të një ose më shumë ndërmarrjeve.
Biznesmenit Klodian Allajbeu po hetohet nga autoritetet e Kosovës për “falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim parash”. Hetimet kanë nisur disa vite më parë dhe aktakuzat janë dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special.