Aktualitet

Tentoi ta përdhunojë dhe e dogji të gjallë, del 14 vite pas krimit në gjyq vrasësi i të miturës shqiptare

Dyshohej se 12-vjeçarja tentoi vetëvrasje, për shkak të një letre që iu gjet por gjatë hetimeve u zbulua se ajo ishte lyer me terpentinë dhe më pas i kishin vendosur flakën me një çakmak

I.F
Tentoi ta përdhunojë dhe e dogji të gjallë, del 14 vite pas
Adrian Zeko

GREQI- Shqiptari Adrian Zeko, autori i vrasjes së 12-vjeçares Zeniada Selimajt, krim i ndodhur 14 vite më parë në Greqi do të dalë sot para Gjykatës së Pireut. 12-vjeçarja u gjet e djegur në shkallët e shtëpisë së saj më 23 shtator të 2011 dhe u transportua në spital, por pas 2 javësh e mitura ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Dyshohej se 12-vjeçarja tentoi vetëvrasje, për shkak të një letre që iu gjet por gjatë hetimeve u zbulua se ajo ishte lyer me terpentinë dhe më pas i kishin vendosur flakën me një çakmak (Terpentina është një lëng që përftohet nga distilimi i rrëshirës së mbledhur nga pemët, kryesisht pishat).

Por, krimi makabër nuk u zbulua deri pas 9 vitesh, përmes një fotografie.

“Shtëpia e të pandehurit kishte pamje të drejtpërdrejtë me të miturën. Nga deklaratat e dëshmitarëve, ai e kishte ngacmuar vajzën në periudhën e mëparshme. Për sa i përket pranisë së tij në shkallët ku iu vendos flaka të miturës, ai e ka njohur menjëherë Zenaidën pavarësisht se kishte djegie në 80% të trupit, në një kohë kur prindërit e saj nuk mund ta identifikonin përveçse nga thonjtë dhe vathët që mbante. Më tej, i pandehuri ka pohuar që në fillim se 13-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve i ka pohuar se ka tentuar ta shuajë zjarrin me duar dhe i ka mbështjellë. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”, thuhet në aktakuzë.

Tentoi ta përdhunojë dhe e dogji të gjallë, del 14 vite pas
Viktima

Sipas dosjes, 63-vjeçari ka thërritur të miturën dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë, por pas refuzimit dhe tentativës së saj për t’u arratisur, ai e ka ndjekur atë deri në shkallët e shtëpisë së saj dhe më pas e ka djegur.

“Pasi tentoi të kryente marrëdhënie të pavullnetshme me të miturën, ai kreu akte seksuale ndaj saj, por para ajo u vetëmbrojt dhe të tentoi të ikte përmes shkallëve shtëpisë së saj, ai e dogji për të fshehur çdo provë inkriminuese në trupin e saj nga akti i tij i mëparshëm kriminal, duke përdorur një lëng të ndezshëm dhe më pas i vuri plakën”, thuhet në aktakuzë./ZËRI

Poll

MOS HUMB