Aktualitet

Tentoi të kalonte një pistoletë në aeroport, arrestohet 30-vjeçari shqiptar me banim në Itali

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e Hysajt, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

E.K
Tentoi të kalonte një pistoletë në aeroport, arrestohet
arma e gjetur mes bagazheve

TIRANË- Halil Hysaj, 30-vjeç, me banim në Itali, është vënë në prangat e policisë në Rinas, pasi tentoi që të trafikonte një pistoletë përmes bagazheve të tij. Arma është zbuluar përgjatë kontrollit mt skaner, ndërsa i riu është vënë në pranga nga policia.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Siguria”.  Goditet një rast i tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, nga Shqipëria në Itali. Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Vihet në pranga një 30-vjeçar shqiptar, rezident në Itali.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas vijojnë punën intensive për garantimin e lëvizjes së lirë të shtetasve dhe zbatimin e procedurave të kontrollit në kufi, me fokus parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie. 

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara me qëllim parandalimin e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”, në kuadër të të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në dalje të Shqipërisë, dhe u vu në pranga shtetasi shqiptar H. H., 30 vjeç, rezident në Itali.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Poll

MOS HUMB