Aktualitet

Tentoi të vjedhë bankën në Korçë, Policia në kërkim të autorit: Mund të ketë qenë i dehur

Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.

I.F
Tentoi të vjedhë bankën në Korçë, Policia
Autori i dyshuar

KORÇË- Një i ri tentoi të grabisë një bankë të nivelit të dytë në Korçë gjatë mbrëmjes së djeshme. Ai u largua menjëherë pasi u aktivizua sistemi i alarmit të bankës. Personi u kap nga kamerat e sigurisë, ndërsa Policia po vazhdon hetimet për ta identifikuar të riun. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, i riu ka në dorë një celular ku dyshohet se e ka përdorur për të bërë video ose foto.

Kërkimët për kapjen e tij janë shtrirë jo vetëm në qytetin e Korçës, por edhe në zonat e tjera të qarkut. Ndërsa fotoja e autorit është shpërndarë edhe në drejtoritë e policisë të qarqeve të tjerë.

Sipas pamjeve të sigurisë, i riu ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës dhe pasi ka hyrë brenda, tek pjesa ku ndodhej bankomati ai ka përdorur telefonin për të bërë foto. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit të bankës, i riu është larguar brenda pak minutash, pa mbërritur policia. Ndërsa policia njoftoi se autori nuk ka marrë asgjë nga banka. Sipas Policisë, i riu mund të ketë qenë i dehur në momentin kur hyri brenda në bankë.

“Rreth orës 22:04, një shtetas ende i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda një banke të nivelit të dytë në lagjen nr.3 në qytetin e Korçës, i cili ka shtyrë me forcë derën e jashtme. Në momentin që ka hyrë brenda ka rënë sinjali dhe menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë.

Shtetasi që kishte hyrë në ambientet e bankës porsa ka konstatuar Policinë është larguar me shpejtësi pa marrë asnjë gjë nga brenda bankës. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë rrethuar zonën ku dyshohet se është fshehur autori. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën, për të bërë të mundur identifikimin e autorit”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB